E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK hap zyra në Prishtinë në objekte publike

Lidhja Demokratike e Kosovës shfrytëzon bashkësitë lokale për zyra të kësaj partie.
LDK ka hapur zyra të reja në Prishtinë, përpos atyre qendrore. Kjo parti ka marrë zyra të reja në Ulpianën, në ndërtesën e ish Gjykatës për Kundëvajtje tash divizion i Gjykatës Themelore në Ulpianë dhe ka vendosur  logot e saj jashtë.

Mësohet se aty ndodhet një zyrë e bashkësisë lokale të lagjes përkatëse, por ajo është e lejuar të shfrytëzohet nga subjektet politike për takime dhe jo si shfrytëzim i përhershëm.

Zëdhënësi i Komunës Asdren Osaj dhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri nuk janë përgjigjur për Indeksonline për të shpjeguar nëse objekti është pronësi e komunës ose jo dhe nëse LDK paguan qira.

Duke qenë vit elektoral për nivelin lokal, muajin e fundit edhe PDK dhe AAK kanë hapur zyra të reja. PDK tek 4 Llullat dhe AAK në afër sheshit “Nënë Tereza”. Kurse VV, ka zyra të veçanta për Prishtinën që dy vjet, përballë Komunës së Prishtinës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›