Kurti: Të padrejta dhe të pandershme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje! i është kundër përgjigjur ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Deklaratat e saj që ka kritikuar aksionet e Vetëvendosjes!, Kurti i quajti të padrejta dhe të pandershme.
“Duhet ndryshuar qasja e faktorit ndërkombëtar ndaj Kosovës. Ta problematizosh aksionin e Vetëvendosjes! që tregon emrat e Enver Zymberit dhe Selver Haradinajt, ta problematizosh aksionin ku me alto parlanta brenda Kuvendit të Kosovës tregohet një skandal i tmerrshëm i zyrtarëve qeveritarë në kurriz të popullit të Kosovës, për korrupsion dhe krim të orgazniaur, është e padrejtë dhe e pandershme”, ka thënë Kurti gjatë një tubimi në Krushë të Madhe.
Kurti ka theksuar se faktorët ndërkombëtarë duhet parë prej këndit të interesit kombëtar.
“Faktorët ndërkombtarë duhet t’i shohim nga prizma e interesit tonë kombëtar sepse nuk e duan dhe respektojmë vetën as nuk do ta fitojmë respektin e ndërkombëtarëve as nuk do të na përgjjigjen me dashuri”, ka shtuar ai.
Ambasadorja Jacobson tha të premten në KTV-së se do ta takonte Kurtin sy më sy pas heqjes dorë nga taktikat, të cilat ajo i quajti të dhunshme./Indeksonline/