E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërprerja e ndërtimeve në Prevallë vështirë se do të realizohet

Zyrtarët komunal të Prizrenit vlerësojnë se vendimi i ministrit të Mjedisit, Dardan Gashi, për ndërprerjen e ndërtimeve në Prevallë vështirë se do të realizohet. Madje, këtë veprim të ministrit e quajnë marketing politik. Drejtori i Urbanizmit, Sadik Paçarizi, nuk e di se mbi ç’bazë ligjore është marrë ky vendim.

Paçarizi zotohet se bashkë me Drejtorinë e Inspektoratit do të bëjnë të pamundurën që Planin rregullativ për zonën e Prevallës, të përpiluar kohë më parë, ta miratojnë dhe ta zbatojnë tërësisht, transmeton KTV.

Pushuesit që kishin shkuar për fundjavë në Prevallë e kanë mirëpritur një vendim të tillë, por janë skeptikë nëse do të realizohet. Ministri Dardan Gashi e ka shfuqizuar dje vendimin e Ministrisë së Ambientit, të nxjerrë para shtatë vjetëve, pas degradimit të mjedisit, gjegjësisht, pas tejkalimit të kushteve dhe të kritereve për ndërtim dhe për shkak të mosrespektimit të udhëzuesit të Ministrisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›