E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt BE-së kalojnë 1600 shtetas, ulen rastet e kthimit

Lëvizja e lirë, shqiptarët, më të ndërgjegjshëm për dokumentacionin e kërkuar nga policët doganorë

Rritet numri i personave që kanë kaluar drejt hapësirës Shengen, ndërsa ulet numri i kthimeve për mungesë apo pasaktësi dokumentacioni. Bëhet fjalë për gati 1 600 shtetas shqiptarë që kanë kaluar në gjithë pikat tona kufitare, tokësore, ajrore dhe detare, ndërsa mësohet se janë kthyer vetëm 106 shtetas shqiptarë. Shtetasve shqiptarë që udhëtojnë drejt BE-së u bëhet thirrje që të mos harrojnë prerjen e sigurimit shëndetësor, të kenë të holla të mjaftueshme për të justifikuar qëndrimin në këto vende, si dhe të japin adresa të sakta të mikpritësve apo dhe prenotim hoteli në rast se nuk kanë të afërm në vendet e hapësirës Shengen. E rëndësishme është për të gjithë udhëtarët që të kenë të saktësuar edhe datën e kthimit në biletë. Edhe dje ka vijuar normalisht procesi i lëvizjes së lirë, pa viza, të qytetarëve shqiptarë, që kanë planifikuar të lëvizin drejt vendeve të BE-së me pasaportë biometrike, ka vijuar normalisht pa probleme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar. Nga orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme vihet e ditur se në Pikat e Kalimit Kufitar kanë kaluar me pasaportë biometrike 1.594 shtetas shqiptarë. Nga burimet zyrtare të Policisë së Shtetit mësohet se nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë numri i shtetasve që kanë udhëtuar me pasaportë biometrike deri në këto momente është 367 dhe janë kthyer 37 persona. Ndërsa, nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas me pasaportë biometrike kanë kaluar 652 shtetas dhe janë kthyer 2 persona. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 242 shtetas shqiptarë dhe janë kthyer 7 persona. Në Pikën e Kalimit Kufitar Porti Durrës kanë kaluar me pasaportë biometrike 271 shtetas shqiptarë dhe janë kthyer 42 (kalimet nga momenti i nisjes së tragetit). Përmes Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 39 shtetas dhe janë kthyer 16 persona. Në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat kanë kaluar 23 shtetas dhe janë kthyer 2 persona. Lëvizja e lirë, pa viza, e qytetarëve shqiptarë po vazhdon pa probleme, me ritëm normal, në të gjitha vendet e zonës Shengen. Gjatë 24 orëve të dy ditëve më parë kanë kaluar me pasaportë biometrike 2.350 shtetas shqiptarë. Nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit janë marrë të gjitha masat për një lëvizje normale dhe pa probleme të shtetasve Shqiptarë.

Lëvizjet në pikat tona kufitare

* Kakavijë, kanë udhëtuar me pasaportë biometrike 367 persona dhe janë kthyer 37 shtetas

* Rinas, me pasaportë biometrike kanë kaluar 652 shtetas dhe janë kthyer 2 shtetas

* Kapshticë, kanë lëvizur me pasaportë biometrike 242 shtetas dhe janë kthyer 7 shtetas

* Porti Durrës, kanë kaluar me pasaportë biometrike 271 shtetas dhe janë kthyer 42 shtetas

* Qafë-Botë, kanë lëvizur me pasaportë biometrike 39 shtetas dhe janë kthyer 16 shtetas

* Tri Urat, kanë kaluar 23 shtetas dhe janë kthyer 2 shtetas

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›