E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti Moisiu: Ndryshime në Kushtetutë

Ish-presidenti Alfred Moisiu i propozon klasës politike ndryshime kushtetuese të cilat, sipas tij, janë të domosdoshme për funksionimin siç duhet të institucioneve në vend. Z. Moisiu rendit në mënyrë të detajuar arsyet e këtyre ndryshimeve, për t'i dhënë më shumë kompetenca Presidentit, duke ndihmuar edhe funksionimin e Parlamentit e të gjyqësorit. Të gjitha këto propozime vijnë nga një grup intelektualësh e personalitetesh të shquara në vend, të cilët në 14 dhjetor, kanë krijuar dhe forumin civil. Z. Moisiu sqaron se kjo nismë mori nxitje nga shqetësimi qytetar i shoqërisë civile dhe i faktorëve të tjerë jopartiakë për gjendjen e krijuar në vend. Ngërçi politik mosfunksionimin i duhur i institucioneve, sipas z. Moisiu e bëjnë demokracinë jofunksionale dhe jo në përputhje me frymën e vërejtjeve të paraqitura nga faktori ndërkombëtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›