E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska e gatshme për thellim bashkëpunimi me Tiranën

Në takim, Haxhinasto theksoi potencialin dhe nevojën e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Federatës Ruse. Në vijim,  Kosaçjov konfirmoi vullnetin e palës ruse për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë me Shqipërinë.

Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e veçanërisht në energjetikë, turizëm e shkëmbimin tregtar. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e mbajtjes së Sesionit të VII të Protokollit të Bashkëpunimit Ndërqeveritar shqiptaro-rus, i cili do të identifikojë fushat e bashkëpunimit ekonomik me interes të përbashkët.

Në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh, ministri Haxhinasto përshëndeti përfundimet e Samitit të Lisbonës për një partneritet në rritje mes NATO-s dhe Rusisë për çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Haxhinasto theksoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon si promotore e paqes, bashkëpunimit dhe e integrimit të tij. Ai gjithashtu nënvizoi rolin e Kosovës së pavarur si faktor stabiliteti dhe sigurie, si dhe u shpreh se shqiptarët do të bashkohen mes tyre, kur shtetet ku ata jetojnë, të jenë vende anëtare të Bashkimit Europian.

                                                                                             2010-12-19 10:39
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›