Drejt Italise si belge, ne pranga dy kosovare
Tentonin Italine me dokumente false, ne pranga dy kosovare. Ndalimet jane kryer duke zbardhur dita e djeshme ne portin e Durresit, pak momente para nisjes se tragetit qe kryen udhetimin drejt portit te Barit ne vendin fqinj. Burime zyrtare bene me dije se te dyshuarit jane Ekrem Krasniqi 31 vjec, banues ne Podujeve dhe Deniz Altan 33 vjec, banues ne Prizren. Te dy te dyshuarit jane kapur ne terminalin e pasagjereve, duke perdorur per udhetim nje pasaporte belge, nje leternjoftim belg dhe nje deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emrat e tyre, te cilat dyshohet te jene te falsifikuara dhe jane sekuestruar ne cilesine e provave materiale. Ndaj dy kosovareve iu ngrit akuza e "falsifikimit te dokumenteve, leternjoftimeve, pasaportave apo vizave".