E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola mbron Ibrën

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka përkrahur sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, pavarësisht serisë negative të yllit suedez, i cili ende nuk ka shënuar gol në vitin 2010. “është vetëm një periudhë e tillë, por ai vazhdon të krijojë hapësira. Megjithatë, ne nuk e kemi transferuar të shënojë 25 gola në vit, sepse ai di të bëjë shumë gjëra të tjera. Kjo është arsyeja pse Barcelona bëri një investim të tillë për transferimin e tij”, deklaroi Guardiola, gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes me Getafen. (d.b/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›