E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza mes Ramës e Berishës, ambasadorët Montobio dhe Lohan të hënën në presidencë

E hëna do të jetë ditë negociatash për  tryezën e presidentit mes Ramës e Berishës. Selia e kreut të shtetit  do të vizitohet për të tretën herë rradhazi brenda një kohe të shkurtër nga dy diplomatët e BE-se, njeherazi negociatortë kryesor të tryezës, ambasadori Spanjoll, Manuel Montobio dhe kreu e Delegacionit të Komisionit Europian, Helmut Lohan. Mësohet se bisedimet e kreut të shtetit me ambasadorët do të fokusohen në konsultat për hapat e arritur deri tani e atyre të mëtejshmëm në organizimin e tryezës që do t’i jepte fund ngërçit politik në vend.

Pasi arritën të marrin “Po”-në e kryeministrit për praninë në takim,
diplomatët dhe kreu i shtetit do të diskutojnë  protokollin dhe
përmbajtjen e takimit, ku do të negociohet marrëveshja. Lohan dhe
Montobio prej disa kohësh po luajnë rolin e negociuesve  për t’i dhënë
fund  klimës politike konfiktuale, si kushti kryesor  i Brukselit për
inetrgim.

Paralelisht me takimet në presidencë, selitë e partive vazhdojnë
kontaktet në përcaktimin e  modaliteteteve të e tryezës. Kështu, të
hënën pasdite apo të martën në mëngjes pritet të ketë një takim midis dy
përfaqësuesve të rëndësishëm të Partisë Socialiste, të cilët do të
startojnë dialogun ‘undergraund’ që do të përgatisë tryezën e madhe. Mësohet se një pjesë e mirë e këtyre kontakteve do të jenë joformale për
të siguruar suksesin e takimit final.

Njëkohësisht me pohimin për të marrë pjesë në tryezë, kreu i qeverisë
Berisha ka bërë të qartë pak kohë më parë, se hapja e kutive nuk do të
jetë një cështje e negociushme. Ndërsa në të gjithë daljet e tij të fundit kreu i selisë rozë Rama ka
përcaktuar pikërisht këtë si kushtin kryesor për t’u ulur në tryezë.

Ndërkaq, nga Strasburgu pritet të vijë dhe delegacioni i cili do të
negociojë tryezën e cila prietet të përkojë dhe me datën e mbërritjes së
tyre në 22 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›