E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten çmimet e apartamenteve

Rriten vlerat e apartamenteve në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Përllogaritjet e përvitshme të Entit Kombëtar të Banesave flasin për një rritje të kostos mesatare të shitjes mbi bazën e qyteteve që varion nga 3000- 5000 lekë të reja. Rritja maksimale në krahasim me vitin e kaluar kap një vlerë deri në 8 mijë lekë të reja. Këtu përmendet Vlora ku çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për këtë vitit është 59.101 lekë/m2, ndryshe nga 50.988 lekë/m2 që ishte një vit më parë.

Përcaktimi i këtyre çmimeve ka qëllim sanksionimin më pas të taksës që
do të përdorin Zyrat e Regjistrimit të Paluajtshme gjatë hipotekimit të
banesave. Në bazë të ligjit personi që shet shtëpinë duhet të paguajë
tatimin mbi fitimin, i cili është në masën 10 për qind. Nëse shtëpia
dikur është blerë me 400 lekë metri/2 dhe tani shitet me 800 lekë
metri/2, diferenca që mbetet nga kjo duhet të paguhet në formën e
tatimit mbi vlerën e shtuar në hipotekë.

Një vendim i tillë synon dhe shmangien e  abuzimeve të   mundshme gjatë
shitjes së apartamenteve, duke ulur vlerën reale të shitjes, për shkak
të shmangies së pagesës së tatimit.

Për këtë arsye shihet si një masë parandaluese nga ana e qeverisë.
Ndërsa përcaktimi i çmimeve fikse mund të sjellë dhe përfitime për
banorët e atyre zonave të kryeqytetit, ku vlera e shitjes reale së tyre
shkon dhe deri në 3 mijë euro për metër katrorë. Në vlerën e kostos
mesatare, sipas vendimit të qeverisë nuk janë përfshirë vlerat e
"rrjetit inxhinierik; projektit, studimit gjeologjik, lejes së
ndërtimit, truallit, shpenzimeve operacionale të EKB-së  që janë në
masën 4%".

çdo vit kabineti qeveritar, në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave
dhe të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit kryen rivlerësimin e
çmimeve mesatare të apartamenteve, kjo për të gjitha qytetet e
Shqipërisë.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›