E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqip�ri-Kosov� bashk�punim n� fush�ne inspektimit n� pun�


Mundësia e shtrirjes së bashkëpunimit në fushën e inspektimit të punës mes Shqipërisë dhe Kosovës, ishte qëllimi i takimit që Zv/ministri i Punës, Kastriot Sulka zhvilloi sot në Tiranë me Kryeinspektorin e Agjesionit Ekzekutiv të Inspektoriatit të Punës (AEIP) të Kosovës, Skënder Gashi. Duke u ndalur në nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën që mbulohen nga Inspektoriati Shtetëror i Punë në Shqipëri dhe AEIP në Kosovë, palët ndanë mendimin se përfundimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, që shkurton distancën mes dy vendeve, do t'a bëjë më të lehtë dhe të vazhdueshëm këtë bashkëpunim. Bashkëpunimi mes dy strukturave inspektuese, siç rezultoi nga ky takim, do të fillojë menjëherë me organizimin e trajinimeve të përbashkëta të inspektorëve respektivë. Kryeinspektori i Kosovës prezantoi strukturën e ndërtimit dhe funksionimit të AEIP në Kosovë si dhe u ndal në problematikën dhe sfidat me të cilat përballet një institucion i ri, ngritur në vitin 2002. Ai foli mbi çështje teknike të funksionimit të Agjesionit, si ligjet bazë mbi të cilat ajo është ngritur dhe punon, nevoja për ndryshime e përmirësime të saj, konsolidimi i struktrurave dhe përmirësimi i punës së tyre. Ministria e Punës, tha zv/ministri Sulka ka hartuar ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë që merr rëndësi, jo vetëm për përmirësimin e punës së ISHP, por shmang mbivendosjet ose mosmbulimin e kësaj fushe nga inspektoriatet e tjera. “Për herë të parë, ky ligj përcakton saktë domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës dhe inspektimit mes të gjitha inspektoriate”, tha Sulka, duke vijuar më tej me rëndësinë që ka rishikimi i Kodit të Punës, proçes i nisur. Sipas tij, nevoja për ndryshimin e ligjit bazë që trajton marrëdhëniet e punës është rezultat jo vetëm i kohës që gjatë që ka kaluar nga ai ekzitues, por dhe i ndryshimeve social-ekonomike që kanë ndodhur në vend, etj. “Qëllimi ynë ka qenë që procesi i rishikimit të Kodit të jetë i maturuar teknikisht dhe përtej qëndrimeve dhe mandateve politike", tha Sulka. Sipas tij, edhe pse ishte e mundur miratimi i Kodit të ri brenda këtij sesioni parlamentar dhe mandati qeverisës, është vlerësuar se një ligji të tillë të rëndësishëm i nevojitet një periudhë e mjaftueshme për t’u njohur dhe pranuar jo vetëm nga partnerës socialë, por edhe nga politika.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›