E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt nje bote me te sigurt

Nga David Miliband (Sekretari i Jashtem britanik)

Frank-Walter Steinmeier (Zv/Kancelar dhe minister i Jashtem i RFGJ)

Zhvillimet e fundit ne fushen e carmatimit tregojne se ne se bashku mund te arrijme rezultate reale kur vendet me te njejtin mendim bashkojne forcat me shoqerine civile. Kjo eshte vecanerisht e vertete per Konventen per Ndalimin e Municioneve Therrmuese, te cilen ne do ta nenshkruajme sot ne Oslo, se bashku me mbi 100 vende te tjera. Kjo eshte nje prej zhvillimeve me domethenese ne fushen e kontrollit te armeve konvencionale ne dekaden e kaluar.

Ne do te ndalojme nje kategori te tere armesh: arme te cilat mund te lene pas vetes nje trashegimi paskonfliktuale vdekjeprurese per civilet, duke kerkuar shume jete te pafajshmish. Por konventa jo vetem qe do te ngreje nje kuader efektiv per te parandaluar viktimat ne te ardhmen. Ajo gjithashtu do te siguroje bashkepunimin dhe asistencen nderkombetare drejt nje spastrimi te zonave te ndotura, dhe mbeshtetjes per viktimat e municioneve therrmuese. Ajo eshte nje hap i rendesishem drejt berjes nje vend me te sigurt te botes.

Shoqeria civile luajti nje rol kryesor ne realizimin e kesaj konvente te forte, ashtu sic beri edhe Komiteti Nderkombetar i Kryqit Kuq/Gjysmehenes se Kuqe. Presidenti i tij, Dr. Jakob Kellenberger, e beri per vete shpirtin e asaj qe ne ishim duke u perpjekur te arrinim kur ai citoi nga autoret e Deklarates se Shen Peterburgut te 1868 se detyra jone ishte formuar nga nevoja "per te vendosur limite teknike tek te cilat nevojat e luftes duhet te dorezoheshin ndaj nevojave te njerezimit". Perfshirja e shoqerise civile ne proces ndihmoi per te siguruar qe kur te ripercaktohen keto limite, shqetesimeve humanitare t'u jepet pesha e duhur.

Edhe perpara nenshkrimit te dy vendet tona kane filluar te implementojne dispozitat kryesore te konventes se re. Ne kemi hequr nga sherbimi municionet therrmuese i kemi ruajtur dhe i kemi vendosur ato ne programet e shkaterrimit. Ne jemi duke forcuar kontrollet e eksporteve. Dhe ne jemi duke punuar sa me shpejt qe te jete e mundur per te vene ne jete kuadrin e nevojshem legjislativ per te na lejuar neve te ratifikojme konventen e re, sa me shpejt qe te jete e mundur. Keto hapa tregojne angazhimin tone per te promovuar konventen dhe qellimet e saja humanitare.

Por ne akoma duhet te bejme me shume per te ndaluar rrezikun me te cilin perballen civilet nga municionet therrmuese. Shume prej perdoruesve, prodhuesve dhe ruajtesve me te medhenj te municioneve therrmuese akoma nuk kane shfaqur vullnetin e tyre per te nenshkruar konventen. Duke nenshkruar konventen, Gjermania dhe Mbreteria e Bashkuar jane duke u derguar nje sinjal te qarte vendeve te tjera dhe ne kerkojme t'i inkurajojme ata qe te ndjekin shembullin tone.

Keshtu firma e sotme perfaqeson fillimin e nje procesi te ri. Ne jemi mjaft realiste per te ditur se kjo do te marre kohe dhe perpjekje te vazhdueshme, per te ndryshuar qendrimet e ngurtesuara prej nje kohe shume te gjate. Megjithate, tashme ne jemi duke pare sinjale nga disa prej prodhuesve kryesore se ata kane filluar serish te mendojne. Kjo eshte inkurajuese. Ne duhet t'i mbajme te hapura te gjitha rruget e negocimit, midis makinerise se carmatimit te OKB-se, per te mbajtur gjalle momentet.

Se fundmi, nese ne vertete duam te shpetojme boten nga keto arme, ne duhet te punojme per ta bere konventen e re nje traktat te vertete global mbi municionet therrmuese. Ky eshte objektivi yne.

"The Guardian"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›