E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja denohet me tre ndeshje dhe gjobe

FSHF-ja i ka thene "jo" Apolonise, per trepikeshit ne tavoline. Problemet qe ndodhen ne ndeshjen e fundit, ne Lushnje, ku u godit nga nje tifoz lushnjar mbrojtesi fierak, Marenglen Shoshi, i cili u dergua me tej drejt spitalit, u analizuan dje nga Komisioni i Disiplines ne FSHF. Ne perfundim Disiplina vendosi qe Lushnja t'i luaje dy ndeshjet e radhes te kampionatit, ne fushe asnjanese dhe nje jave duhet te luaje pa pranine e spektatoreve. Gjithashtu, klubi i Lushnjes eshte gjobitur ne baze te rregullores, me 1 milione leke gjobe, per shkak se nuk jane marre masat e duhura per organizimin e ndeshjes. Po ashtu, te njejtat masa jane marre edhe karshi klubit te Pogradecit, qe luan ne Kategorine e pare, per shkak se pati trazira ne ndeshjen e fundit me Gramozin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›