Legalizimi, paguani ose penalizim
Derdhni parate ne llogarine rrjedhese te ALUIZN-it, ose do te keni penalitet financiar. Qeveria ka marre diten e djeshme vendimin, nepermjet te te cilit detyron te gjithe ata persona te cilet kane per te legalizuar nje shtese ose nje objekt pa leje qe brenda nje muaji te bejne edhe derdhjen ne llogarine bankare te Agjencise se Legalizimit. Ky ndryshim i bere ne ligjin "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje" synon nje mbledhje sa me te mire te te ardhurave, te cilat vijne nga procesi i legalizimit te objekteve pa leje dhe shtesave, te cilat kane marre me pare edhe te drejten e legalizimit. "Brenda nje muaji nga pajisja me formularin e pageses se tarifes se sherbimit, modeli i te cilit i bashkelidhet ketij vendimi, subjektet, qe do te vazhdojne procedurat e legalizimit te objekteve pa leje apo shtesave informale, ne ndertime me leje, do ta derdhin kete pagese ne numrin e llogarise bankare, te hapur per kete qellim nga ALUIZNI", theksohet ne nenin e ndryshuar te ligjit "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje". Keshtu sipas ndryshimit, qe ne momentin e terheqjes se formularit ketyre personave u lind detyrimi te kryejne pagesen per kete legalizim, brenda nje muaji. Po keshtu ne ndryshimet e miratuara diten e djeshme ne ligj subjektet qe kane vetedeklaruar jashte afateve ligjore te periudhes se vetedeklarimit, se bashku me tarifen e sherbimit do te shlyejne dhe sanksionet e parashikuara, per kete qellim, per llogari te ALUIZNI-t, duke iu referuar kohes se vetedeklarimit dhe natyres se ndertimit informal. Po keshtu ne keto ndryshime parashikohet qe te ardhurat e mbledhura nga keto sanksione do te perdoren nga ALUIZNI, se bashku me tarifen e sherbimit qe parashikohet te mblidhet pas nje muaji nga koha e deklarimit. Aktualisht jane rreth 10 mije dosje per parcela te pergatitura deri me date 24 nentor te ketij viti nga ekspertet e ALUIZNI-t per leje legalizimi. Ne kete menyre 4 600 objekteve informale i shtohen edhe 5 637 objektet e reja me nje siperfaqe per kalim pronesie ne total prej 2 053 113.42 m2. Per qarkun e Tiranes, numri i parcelave te objekteve informale eshte 2 394 me nje siperfaqe 1 001 984.82 m2, gati gjysma e siperfaqes totale te fazes fillestare te legalizimit. ALUIZNI ka pergatitur dhe jane miratuar deri tani 127 zona informale, me nje siperfaqe prej 13 012.28 m2. Ne total jane 399 845 mije banore qe perfshihen ne kete proces dhe 95 851 familje. Numri me i madh i ndertimeve eshte ai me nje kat, sipas te dhenave te vetedeklarimeve, me 47 769 ndertime, me 2 kate jane 27 197 ndertesa dhe me tre kate jane11 231 ndertesa. Toka publike e zene rezulton te jete 2958.07, ndersa ne prone te tyre rezulton te jete nje siperfaqe prej 2502.61. Fatjona Mejdini