Sejdiu, lideri me i perkrahur ne Kosove
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu vazhdon te mbetet lideri me i perkrahur ne Kosove. Sipas nje hulumtimi te bere nga "Index Kosova", rezultatet e te cilit jane bere publike te merkuren, Sejdiu kryeson ne listen e lidereve me te perkrahur, ndersa shume afer tij vazhdon te qendroje ish-kryeministri, Agim Ceku, perderisa menjehere pas tyre radhitet kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, i cili shenon nje ngritje te lehte ne perkrahje, i pasuar nga kryeministri Thaci. Perkrahja ndaj lidereve dhe personaliteteve te tjere ka mbetur relativisht e qendrueshme, ngritje ne perkrahje kane shenuar Albin Kurti, Veton Surroi dhe Piter Feith, theksohet ne hulumtimin e" Index Kosoves". Sa i perket preferencave te votuesve per Kuvend te Kosoves, sipas ketij hulumtimi, koalicioni qeveritar PDK-LDK vazhdon ta mbaje te forte pozicionin e ketyre dy partive ne syte e elektoratit kosovar.