Drejt përfundimit investimi për godinën e shtëpisë së A.Rustemi

Godina e shtëpisë muze të atdhetarit Avni Rustemi në qytetin e Libohovës është rikonstrurtuar plotësisht. Pas 90 viteve godina e gurtë e cila kishte shërbyer si muze u rrënua, ndërsa sot pamja e sajë është totalisht ndryshe. Gjatë një inspektimi të bërë nga deputetja e qarkut Mirela kumbaro ,Prefekti Odise Kote dhe kryetarja e këshillit të qarkut në këtë objekt ,Kumbaro ka pohuar se këto invstime në Libohovë do të pasohen me qwllim zhvillimin e turizmit në këtë zonë .
Kumbaro thotë se, “Më vjen shumë mirë që këtë objekt e ndryshuam totalisht pasi ishte në gjëndje të rrënuar ,kur e kam para para 5 viteve . Ishte kthyer nje një kosh plehrash . Kjo ishte shtëpia e një njeriu me vlerë për vendin , gjithashtu muze i qytetit .Në 2016 pwrgatitëm projektin e restaurimit të shtëpisë . Sot jemi në një pamje komplet të re ku objkekti i shpëtoj shkatërrimit .Tani do të rehabilitojmë pjesën e jashtme të objektit” .
Investimi i kryer nga prefektura Gjirokaster eshte ne vleren 5.5 miljone leke ndersa keshilli I qarkut do te investoje 1 miljone leke per restaurimin e jashtem te kesaje godine