Hoxhaj: 11 shtatori, ditë e kujtesës dhe e respektit për SHBA-në
PRISHTINË- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Kosovës për popullin amerikan.
“Populli i Republikës së Kosovës tashmë e ka shndërruar këtë përvjetor në ditë të kujtesës dhe respektit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleates themeltare të shtetësisë së Kosovës”, thuhet mes tjerash në deklaratën e ministrit Hoxhaj.
Me këtë rast, Hoxhaj rikonfirmoi vullnetin e palëkundur të Republikës së Kosovës për përmbushjen e angazhimeve të saj përkrah shteteve demokratike aleate dhe për të kontribuuar në përmbylljen me sukses të luftës kundër terrorizmit, duke garantuar në këtë mënyrë lirinë, demokracinë dhe paqen në botë.
(d.b/BalkanWeb)