Drejt rruges se demokracise - Tunizia voton

Levizje e majte me orientim centrist panarabizem apo socializem shkencor Vendimi nuk ka per te qene i lehte. Me shume se 100 parti kerkojne voten nga tunizianet sot 23.10. Vezhguesit mendojne se ne fund ne asamble do te perfaqesohen rreth 10 parti por listes do ti shtohen edhe kandidatet e pavarur pra persona te paangazhuar ne parti. Ky numer i madh partish nuk eshte dicka e pazakonte per Tunizine shpjegon Asiem El Difraoui ekspert per Tunizine ne fondacionin gjerman per shkencen dhe politiken.
Keto parti kaq te vogla dhe ne numer te madh jane nje zhvillim normal pas 30 vitesh diktature. Jane formuar shume grupime me interesa nga me te shumtat. Votuesit nuk kane ende kulturen e duhur politike dhe as kulturen e kompromisit per te arritur tek formimi i partive te medha politike. Por kjo do te vije me kalimin e kohes partite do te bashkohen me njera-tjetren pjeserisht ato kane filluar te bashkohen qe tani dhe ne fund do te kemi blloqe te medha politike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tunizianet ne Gjermani pergatiten per te votuar
Peizazhi aktual politik ne Tunizi
Qe tani mund te hetohen tri rryma me te fuqishme politike. Njera eshte grupimi i revolucionareve te rinj dhe aktivisteve politike qe duan nje Tunizi teresisht moderne por qe vete nuk kane krijuar asnjehere nje parti. Nje pale tjeter eshte krahu politik i ish-anetareve te qeverise qe vertet kane sherbyer nen regjimin e Ben Alise por kane qene opozitare te pashpallur. Edhe keta duan nje Tunizi liberale laike dhe moderne. Por ndikimin me te fuqishem e ka islami politik i perfaqesuar nga partia e El-Nahda Enhada qe eshte persekutuar nen regjimin e Ben Alise. Kjo parti ka shanse te mira ne zgjedhjet e se dieles. Por ajo eshte e percare veren Klaus Loetzer nga Zyra e Jashtme e fondacionit Konrad Adenauar ne Tunizi.
Ekzistojne dy rryma ne Enhada. Njera perkrah me shume modelin turk per ndarjen e islamit nga shteti....Tjetra perkrah shkrirjen e fese dhe shtetit ne nje pra praktikisht te sundoje ligji i Sheriatit qe duhet te jete edhe baza per konstituimin e shtetit dhe qe do te vendose edhe kuadrin ligjor per qytetaret.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tunizianet festojne rrezimin e Ben Alise
Ekonomia - Sfida me e madhe per Tunizine
Nuk ka rendesi se cilat parti do te kene sukses ne keto zgjedhje ne Tunizi sqaron eksperti Asien El Difraoui. Ajo qe dihet eshte se te gjitha duhet te merren me ekonomine te permiresojne kushtet e jeteses se njerezve. Kjo eshte sfida me e madhe per politiken tuniziane. Ekonomia tuniziane ka vuajtur se tepermi per shkak te ndryshimeve politike. Ajo ka pesuar renie turizmi nuk eshte rigjalleruar. Vendet e punes - kerkesa kryesore e revolucionareve - nuk jane hapur. Te gjithe pavaresisht partive qe perkrahin jane te interesuar per ekonomine.
Sidomos ne zonat rurale ku filloi edhe rezistenca kunder Ben Alise ekonomia eshte e paralizuar. Ne kete kontekst rrezimi i regjimit te Ben Alise nuk i ka sjelle ndonje gje njerezve ne keto zona. Prandaj per te plotesuar kerkesat e revolucionit tunizian zgjedhjet e se dieles jane nje hap me rendesi te vecante.
Autor Anne Allmeling/Lindita Arapi
Redaktoi Angjelina Verbica