Kontroll shteteror Politika nje-femije ne Kine

Sipas llogaritjes se OKB-se popullsia ne bote deri me 31 tetor 2011 eshte rritur ne shtate miliarde njerez. Do te kishin qene edhe disa qindra miliona me shume nese Kina vendi me i populluar ne bote nuk do te kishte marre masa te rrepta per planifikimin e familjes ose dicka te tille lexon keto dite shpesh ne shtypin kinez.
Ushtrimi i politikes nje-femije
Bildunterschrift Mao Ce Dung shpall Republiken Popullore te Kines
Ne fundin e viteve shtatedhjete pas te ashtuquajturit Revolucioni Kulturor 10 vjecar ekonomia e Kines ndodhej para rrenimit. Sundonte varferi dhe kishte mungesa te medha ne strehim si dhe fuqi punetore me teprice. Qeveria kishte frike se vendi nuk do te ishte ne gjendje te ushqente popullaten e tij ne nje periudhe afatgate ne qofte se rritja eksplozive e popullsise do te vazhdonte pa u frenuar. Per te penguar kete tendence Republika Popullore te Kines ne vitin 1979 vendosi kontrollin shteteror te lindjeve. Profesori i sociologjise Zhou Xiaozheng i Universitetit Renmin ne Pekin kujton Mao Tse Tung kishte mendimin absurd se sa me shume njerez te kete aq me i forte eshte vendi. Pas Revolucionit Kulturor dhe vdekjes se Maos regjimi i mevonshem filloi nje ofensive ne drejtim krejt te kundert.
400 milione lindje me pak
Qe nga ai moment cdo familje qe jetonte ne qytet lejohej te lindte vetem nje femije. Dy vjet me vone qeveria e ktheu politiken nje-femije ne prioritetin me te larte te vendit.
Politika e planifikimit familjar me nje femije praktikohet deri sot gjeresisht ne qytetet e medha te Kines. Vetem ne rastin e aftesise se kufizuar ose te vdekjes se femijes se pare ligji i familjes lejon nje femije te dyte. Edhe ne zonat rurale nje familje lejohet te kete dy femije nese i pari eshte vajze. Sepse tradicionalisht banoret e zonave rurale preferojne pasardhes meshkuj si trashegimtare. Pakicat etnike me popullsi te paket nuk i nenshtrohen kurrfare kontrolli te lindjeve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Politika kineze nje-femije eshte nje kontribut i rendesishem ne ngadalesimin e shtimit te popullsise ne bote keshtu thuhet nga komisioni shteteror per popullsine dhe planifikimin familjar. Ndersa ne fillim te viteve 1970-te nje grua kineze ne jeten e saj lindte 58 femije sot mesatarja arrin ne vetem 18. Pa politiken nje-femije ne 30 vitet e fundit ne Kine do te kishin lindur rreth 400 milione njerez me shume shenojne shifrat zyrtare
13 milione aborte ne vit
Per te zbatuar me konsekuence politiken nje-femije autoritetet kompetente mbeshteten jo vetem ne deshiren e bashkeshorteve per te bashkepunuar. Autoritetet zbatojne per kontrollin e lindjeve abortet e detyruara. Se sa jane ato eshte e veshtire te hetohet thone ekspertet. Praktikisht cdo qytet kinez ka nje qender per popullsine dhe planifikimin familjar dhe secili prej ketyre autoriteteve vepron pak a shume sipas kritereve te tij. Nje raport nga viti 2009 ne gazeten gjuhen angleze China Daily jep nje shifer prej 13 milione abortesh ne vit.
Dhune ne sferen private
Per Reggie Littlejohn avokate dhe themeluese organizates per te drejtat e njeriut Grate Pa Kufi me baze ne SHBA politika nje-femije ka pak te beje me planifikimin familjar Tu mesosh njerezve qe te ngadalesojne rritjen e popullsise eshte nje gje. Te detyrosh grate per te abortuar per te vrare foshnjat e porsalindura eshte dicka krejt tjeter. Per mendimin tim politika nje-femije dhune e urdheruar nga qeveria kineze eshte nje shkelje masive e te drejtave te grave.
Ne nje raport qe Littlejohn paraqiti para dy vjetesh ne kongresin amerikan ajo raportonte mbi fatin e Wang Liping. Wang ishte ne muajin e shtate te shtatzanise me nje femije te paligjshem kur ajo u sulmua ne rruge nga njerez te panjohur dhe dergua me force ne spital. Atje ajo u detyrua te abortoje. Wang eshte nje nga shume gra kineze qe kane kete fat thote Litteljohn Kina ka shkallen me te larte te vetevrasjeve te grave. Sipas statistikave ka 500 raste cdo dite. Une nuk dua te pohoj se kjo ka lidhje te drejtperdrejte me abortet e detyruara.
Bildunterschrift Pressekonferenz zur Ein-Kind-Politik in China Washington USA
Abortet e detyruara jane nje nderhyrje masive ne sferen intime. Ato shkelin te drejtat njerezore te grave te prekura kritikon Littlejohn. Ajo i ben thirrje qeverise kineze per ti dhene fund kesaj praktike te kontrollit te lindjeve. Ajo i ben thirrje bashkesise nderkombetare qe te ushtroje presion mbi Pekinin per kete qellim.
Konsekuenca sociale
Profesori i sociologjise Zhou Xiaozheng i Universitetit Renmin ne Pekin ben thirrje per shfuqizimin e politikes nje-femije. Ajo ka pasoja negative per te gjithe shoqerine kineze inkurajon plakjen dhe con ne rritjen e egoizmit te adoleshenteve Pa u rritur me vellezer e motra dhe ne vend te tyre te mbuluar nga dashuria e prinderve dhe gjysherive shume femije zhvillojne nje deficit ne aftesite per tu pershtatur ne shoqeri.
Per Zhou-n kjo politike do te thote masa emergjente te nje epoke te shkuar. Tani mendon ai eshte koha per tia pershtatur politiken ndryshimit te rrethanave.
Autor Xiegong Fischer/Angjelina Verbica
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora