Irani nuk do të ndërhyjë në Irak

Ai i bëri këto komente në një intervistë për stacionin amerikan CNN. Ai tha se trupat amerikane duhet të tërhiqen më shpejt dhe se Iraku duhet të vendosë vetë se si do të stërvitë dhe të menaxhojë ushtrinë e tij.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë “të urryera” në Lindjen e Mesme dhe se rajoni nuk duhet të ndikohen nga trysnia amerikane.
Ahmadinejad tha gjithashtu se Irani ka në plan që të bëjë përpjekje edhe më të mëdha për të inkurajuar qeverinë e Sirisë dhe opozitën në këtë vend “që të arrijnë në një mirëkuptim”.
Ai tha se nuk duhet të ketë “ndërhyrje” nga jashtë për problemet e brendshme. Damasku konsiderohet gjerësisht si aleati më i fortë rajonal i Teheranit.
Udhëheqësi iranian kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore që u përfshinë në misionin e NATO-s në Libi.
Ai tha se fushata ajrore e NATO-s ka përkeqësuar konfliktin në vend.