E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modric fton Balen në Real

Ish mesfushori i Tottenhamit, Luka Modric shpreson se Gareth Bale do t’i bashkohet atij në Real Madrid dhe mendon se me ardhjen eventuale të yllit uellsian, gjiganti spanjoll do të bëhej “ekip i pandalshëm”.

“Ne kemi biseduar dhe e di se Gareth dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve çdo sezon dhe ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve. Reali do të ishte klubi i duhur për të realizuar ëndrrat që ka”, deklaroi Modric për The Sun.

“Luaj me Ronaldon dhe nëse do të ishte edhe Gareth këtu, do të bëheshim të pandalshëm”, përfundoi kroati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›