Dy pistat per vdekjen e Matilda Petritit
Artan Cena
Vdekja e 17-vjecares nga Korca, Matilda Petriti, mbetet peng i mospercaktimit ende te shkakut te ngjarjes se rende. Pergjigjet e sakta te analizave per kete ngjarje te rende do te dalin dy jave me vone, pas perfundimit te te gjitha kontrolleve. Lajmi eshte konfirmuar per "Koha Jone", nga burime Mjekesise Ligjore, policise dhe prokurorise, qe jane duke kryer hetimet. Po dje eshte marre ne pyetje edhe mjeku Xhevahir Hoxhallari, i cili ka pranuar se ka kryer operacionin, por jo se ishte gabimi i tij shkak per vdekjen e vajzes. Policia ka sekuestruar te gjitha kartelat mjekesore ne kliniken e Hoxhallarit ne Pogradec, raportet, regjistrat, rezultatet e analizave te Petritit dhe sende te tjera.
Ekspertet e Mjekesise Ligjore kane hedhur poshte versionin e prerjes gabimisht nga mjeku te arteries kryesore te 17-vjecares nga Korca. Por kjo nuk eshte pergjigjja perfundimtare qe shpall fajtor, ose jo, mjekun Hoxhallari. Analizat tani jane perqendruar ne dy dyshime kryesore. Pista e pare eshte se vdekja e adoleshentes mund te jete shkaktuar nga nje prerje e pakujdesshme e indeve jo ne pozicionin e tyre normal te nje operacioni bajamesh. Pista e dyte eshte ajo e reagimit negativ te organizmit te pacientes pas operacionit. Sipas Mjekesise Ligjore, keto pergjigje do te dalin brenda dy javesh. Ndersa Urdhri i Mjekut kerkon mbylljen e cdo klinike private qe nuk ploteson standardet. Nderkohe policia e Tiranes pohon se ka marre ne pyetje dy mjeke otorinologe qe kane kryer nderhyrjen kirurgjikale dhe kane ndjekur ecurine shendetesore te vajzes.
Prokuroria e Tiranes dhe oficere te Policise Gjyqesore kane bllokuar kliniken "Xhevahir Hoxhallari" ne Pogradec, ne te cilen u operuan bajamet e 17-vjecares nga Maliqi. Jane sekuestruar te gjitha kartelat mjekesore, ku jane te shenuara procedurat e nderhyrjeve kirurgjikale. Burime theksuan se nen hetim per mjekim te pakujdesshem eshte pronari i klinikes private e po ashtu mjek i ORL-se ne Tirane, Xhevahir Hoxhallari. Se bashku me te po hetohet edhe ekipi prej pese mjekesh qe nderhyne se fundmi per te korrigjuar gabimin e kolegut te tyre ne kurimin vajzes. "E kam vizituar vajzen pas operacionit dhe kam vene re se cdo dy dite ajo kishte hemorragji. Pas kontrolleve qe kemi bere ne Spitalin e Korces, ku ishte derguar, e kam sjelle pacienten ne Tirane per ta mbajtur nen kontroll. Por hemorragjia nuk po ndalej dhe ende nuk e dime cila eshte semundja qe e kishte kapur 17-vjecaren", ka deklaruar gjate marrjes ne pyetje mjeku Hoxhallari. Hetuesit po verifikojne te gjitha procedurat qe jane ndjekur, nga operacioni i pare ne fillim te muajit prill dhe deri tek i fundit ne Spitalin Francez, ne Tirane.
ORL pa bllok reanimator
Shtrimi i pacientes ne nje dhome te zakonshme te spitalit te ORL-se sqarohet me faktin se ky sherbim ende sot nuk ka nje bllok reanimator per kurimin e pacienteve pas daljes nga operacioni. Ka qene vete shefi i ketij sherbimi, Pjerin Radovani, i cili ka pohuar faktin se, megjithese kerkesat e tyre kane qene te herepashershme, ato nuk jane marre parasysh. Kjo ka bere qe pacientja te mos kete marre trajtimin ashtu sikurse marrin te gjithe pacientet pas daljes nga operacioni ne pavijonet e reanimacionit. Hetuesit po vleresojne edhe kete fakt.