PS: Shtetit te garantoje jeten e qytetareve
Socialistet kane ngritur dhe ne Kuvend shqetesimin per sistemin e pasigurt shendetesor ne Shqiperi. Duke marre shkas nga vdekja e nje 17-vjecareje, nga hemorragjia per shkak te operacionit te bajameve, deputetja socialiste Rajmonda Stefa nuk ka munguar te shprehet se qeveria e ka katandisur sistemin shendetesor ne kuotat e tij me te uleta. "Sistemi shendetesor ne Shqiperi nuk po funksionon ashtu si duhet, nderkohe qe shteti duhet te garantoje rregullimin ligjor, licencimin si dhe mbikeqyrjen e sherbimit shendetesor privat", ka qene deklarata e Stefes. E cila ka kerkuar nxjerrjen e pergjegjesive dhe marrjen e menjehershme te masave per permiresimin e ketij sektori jetik. Nderkohe qe dhe nensekretari socialist, Beqja, reagoi pas ngjarjes qe ndodhi dy dite me pare, kur 17-vjecarja Matilda Petriti, nga Korca, dyshohet se humbi jeten si pasoje e nje hemorragjie, nderkohe qe rreth nje muaj me pare kishte kryer nje nderhyrje kirurgjikale, ne bajame, ne nje klinike private ne qytetin e Pogradecit. Duke u nisur nga ky rast, Beqja u shpreh se sistemi shendetesor ne Shqiperi, si ai publik edhe sistemi privat, nuk po funksionojne ne asnje komponent, nderkohe qe e drejta per jeten eshte e drejta me themelore e njeriut dhe per kete shteti duhet te garantoje jeten e qytetareve te vet. "PS mbeshtet venien para pergjegjesise te kujtdo qe eshte pergjegjes per vdekjen e Matildes, por nuk demonizon te gjithe trupen e mjekeve", tha Beqja.