E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per te dashuren vdes 31-vjecari

SARAND/ Ka perfunduar i vrare me thike Edmond Mullai teksa policia ka shpallur ne kerkim Besmir Uken

Pergjate nates jane marre ne pyetje rreth 20 vete duke perfshire edhe te dashurat e autorit dhe viktimes


SARAND - I ngacmojne te dashuren e me pas perfundon i vrare me thike nga nje 23-vjecar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2200 te se dieles ne qytetin e Sarandes para nje kazinoje teksa viktima eshte Edmond Mullai nga fshati Gjashte. Ne kerkim eshte shpallur shtetasi Besmir Gjoke Uka i identifikuar nga policia si autor i ngjarjes i cili ishte banor i perkohshem i qytetit.


Ngjarja


Hetimet e policise kane nxjerre ne pah se fillesat e ngjarjes kane qene disa dite me pare kur nje mik i 23-vjecarit Uka ka ngacmuar te dashuren e Edmond Mullait. Kjo e fundit punonte ne nje kazino ne qytetin e Sarandes nderkohe qe 23-vjecari dhe shoku i tij shkonin per te luajtur. Ngacmimi i eshte bere i ditur edhe Mullait i cili e ka takuar djaloshin dhe ia ka bere te qarte qe nuk duhet te ngacmonte te dashuren e vet me te cilen bashkejetonte.


Por mbremjen e se dieles teksa ka shkuar ne kazino Uka ka fyer edhe vajzen 20-vjecare pasi ka mesuar se kjo e fundit kishte rrefyer per ngacmimin e bere. Si rrjedhoje vajza ka marre te dashurin ne telefon dhe Mullai nuk ka ngurruar te mberrije ne punen e saj.


Pasi ka cuar te dashuren ne shtepi ai ka marre 3-4 shoke te vet dhe eshte rikthyer ne kazino ku pasi e ka nxjerre jashte 23-vjecarin kane filluar te debatojne njeri me tjetrin debat qe ka perfunduar ne dhune fizike.


Pasi jane rrahur me grushte Besmir Uka ka nxjerre nje thike te cilen e mbante me vete dhe me te ka qelluar Mullain. Me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes ndersa 31-vjecari nga fshati Gjashte ka gjetur vdekjen.


Hetimet


Pasi ka marre dijeni per ngjarjen forcat e policise kane mberritur ne skenen e krimit. Pergjate gjithe nates jane marre ne pyetje rreth 20 vete duke perfshire vajzen me te cilen bashkejetonte viktima por edhe vajzen me te cilen bashkejetonte Besmir Gjoke Uka i dyshuar si autor i vrasjes. Mesohet se ky i fundit familja e te cilit ndodhej ne Lac eshte i njohur nga blute si person me precedente penale.


Ai jetonte prej pak kohesh ne qytetin e Sarandes ku edhe bashkejetonte me nje femer. Ne kete qytet sipas burimeve nga policia 23-vjecari ishte i papune dhe dyshohet se hera-heres mund te merrej edhe me trafik narkotikesh.


Gjithsesi nje gje e tille mbetet ende per tu konfirmuar nga hetimet. Sipas bluve duke qene se djemte jane rrahur mes tyre perpara vrasjes autori mund te kete edhe shenja ne trup dhe sipas deshmive duhet te jete i demtuar.


Ne pyetje jane marre shoket e viktimes te cilet ishin te pranishem ne vendngjarje si dhe persona te tjere te kazinose por edhe shoke te autorit. Jane shoqeruar dhe marre ne pyetje edhe dy vajzat qe bashkejetonin ne Sarande me autorin dhe viktimen.


Pas zbardhjes se ngjarjes ka dyshime edhe qe autori mund te jete drejtuar prane familjes ndaj eshte bashkepunuar me policine e Kurbinit. Deri ne oret e vona te mbremjes se te henes 23-vjecari Uka nuk ishte vene ende ne pranga.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›