E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtësia, jo në mitingje

Tiranë - Partia Demokrastiane ka reaguar ndaj mosvënies para përgjegjësisë së shkaktarrëve të tragjedisë së Gërdecit, një vit pas shpërthimit të depos së armatimeve. Përmes një deklarate për shtyp, PDK shpreh shqetësimin se “kur po mbushet një vit nga kjo tragjedi, PDK shikon me shqetësim se ende nuk janë venë para drejtësisë përsonat përgjegjës që e shkaktuan këtë tragjedi, ndërkohë që janë shtuar spekullimet për përfitime politike nga tragjedia e Gërdecit”.

“Tragjedia e Gërdecit është një krim i rëndë dhe PDK kërkon që përsonat përgjëgjës që shkaktuan këtë tragjedi, kushdo qofshin ata, të dënohen me të gjithë ashpërsinë e ligjit. Zbardhja e ngjarjes dhe denimi i shkaktarëve të tragjedise së Gredecit me të gjithë ashpërsinë e ligjit eshte prova dhe sfida e instsitucioneve të drejtësisë shqiptare dhe garancia se institucionet tona të drejtësisë po ecin në rrugën e duhur, se Shqipëria po ecen e sigurtë në rrugën e demokracisë dhe të konsolidimit të shtetit ligjor”, thuhet në deklaratën e PD-së.

PDK reagoi gjithashtu edhe ndaj përpjekjeve që po bën opozita e majtë për të manipuluar me viktimat e tragjedisë së Gërdecit, për të nxjerrë përfitime politike me kufomat e viktimave. “Drejtësia vendoset në institucionet e drejtësisë. Faktori politik shqiptar, ne pozite dhe eopozite, duhet të mbështetë pavarësinë e këtyre institucioneve dhe t’i inkuroajojë ato në zbatimin e ligjit. Drejtësia në asnjë kohë dhe në asnjë vend demokratik, nuk vendoset nëpërmjet mitingjeve dhe presiosnit politik mbi institucionet e drejtësisë”, vijoi PDK në deklaratën e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›