E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtesia nuk vjen nga ekzekutivi

/ /

NgaEDLIRA GJONI

A kemi me nevoje te dime se kush eshte me kokeshkrete Jo. Kemi nevoje te shohim se mbi palet qendron nje garantues i zbatimit te ligjit qe ndeshkon shkelesit e tij.
Nuk kemi me nevoje as te degjojme thirrjet e nje kryeministri qe bertet as te nje kryeparlamentareje qe duartroket. As te nje udheheqesi opozite qe con turmen para plumbave e vete pi kafe pas tyre.
Ne daten 21 janar ne Shqiperi vdiqen tre veta qe po rrinin me duar ne xhepa. Filmimet ste lene te jesh qorr keshtu qe cdo interpretim per to eshte me keq se mashtrim e dhunim i te drejtes per te pranuar syhapesine.
Shqiperia eshte ndare jo me dysh e me tresh po eshte bere copa-copa ne ndarjen e saj me njerez qe nuk dine cte besojne e cte shpresojne me. Demonstrata solli viktima dhe duhet qe per to pergjegjesit te ndeshkohen.
E keto viktima nuk u qelluan pas shpine por perballe. Me duar ne xhepa. Ndaj britmat politike nuk bejne me asnje efekt.
Besueshmeria tek politika eshte zero prej muajsh te tere. Edhe tek pavaresia e gjyqesorit. Por ne kete rast bashke me plumbat ndaj protestuesve po qellohet ne balle edhe prokuroria. E fatkeqesisht zgjidhja mund te vije vetem prej saj.
Thirrjet emocionale te shqiptareve te perdhunuar psikologjikisht keto dite nga Rama e nga Berisha jane te nxehta por jane edhe tregues i pamundesise shqiptare per te duruar me tej lojen qe po behet ne kurriz te tyre. E ne nje qendrim me te ftohte zgjidhja mund te vije vetem nga prokuroria.
Nese qeveria merr guximin te pezulloje flete-arrestet e saj cngelet per te besuar tek qeveria Edhe keshtu sic eshte qeveria e ka zhytur ne vend te keq besueshmerine ndaj saj. Lajthitja e fundit per te penguar organin e akuzes te vere gishtin e te therrase perpara drejtesise fajtoret tregon me se miri vendimin e vertete te qeverise per ta monopolizuar ceshtjen.
Turma u mblodh nga opozita. Plumbat erdhen nga Kryeministria. Akuza do vije nga Prokuroria dhe gjykimi  nga njerezit qe dine ta bejne ate. Kur qeveria te udhehiqet nga nje jurist atehere te dale publikisht e te shpjegoje se ku e gjen te drejten te pengoje Prokurorine.
Nuk kemi me nevoje te degjojme nga ekranet nga goja e Rames apo e Berishes se kush qenka fajtori. Kete e duam te na e thote drejtesia e te na e thote sa me pare.
Po nuk veproi organi i akuzes po nuk pame ne gjyq Berishen Ramen Rucin Meten apo cdokend tjeter te akuzuar mes paleve anarkia do te vazhdoje.
Shqiperia nuk ka zgjedhur te kryesohet nga njerez qe vrasin e bertasin. As nuk kerkon te qeveriset nga njerez te papergjegjshem qe nuk dine te flasin. Shqiptaret duan te gdhihen te qete me siguri per diten e tyre pa friken se me duar ne xhepa do i zere plumbi rruges pa ankthin e ndezjes se televizorit se mos ne te dalin syte e kuq e te dale nga vendi te dy njerezve qe vetem bertasin. Por pa ndeshkime ata dhe gjithe te tjeret qe do vijne me pas do vazhdojne te bertasin e keqqeverisin duke vrare e duke vjedhur.
shte shume i lexueshem mesazhi qe Ambasada Amerikane u ka shperndare qytetareve amerikane ne Shqiperi ku u rekomandon te mos levizin ne qender te Tiranes apo ne qytetet e tjera gjate diteve te ardhshme sepse mund te kete protesta te tjera. Shume shqiptare duan qe kjo te mos jete e vertete. Jo me dhune. Jo me vrasje aq me keq pershkallezim te saj neper rrethe ku gjendja del jashte kontrollit per pak minuta.
Nese politika ben thirrje per dhune e vrasje shqiptaret e turperuar e te frikesuar ne vend e jashte tij qarkullojne thirrje e peticione per largimin e te dyve si te Berishes ashtu edhe te Rames. Perderisa keta dy njerez nuk jane ne gjendje te prodhojne zgjidhje por dhune e viktima atehere te zgjidhen dy te tjere ne krye te PD-se e te PS-se dhe te ulen ne tavoline te flasin e te gjejne zgjidhje.
Qeveria e sotme ngado qe te ktheje koken gjen akuza video e dokumentim korrupsioni dhune vrasje dhe keqqeverisje madje duke guxuar te minoje edhe punen e Prokurorise. Opozita po ka ngelur peng ne nje lufte pa objektiv final e pa plan veprimi se cdo te ndodhe qofte edhe nje sekonde pas cdo veprimi qe behet. Ndaj vendi ka ngelur pezull.
Por gabo e vazhdo nuk behet. Vidh e ik nuk vazhdohet. Vrit e bertit nuk durohet me. Godit e fshihu nuk mund te pranohet. Nxirr njerezit ne shesh e fshihu pas xhamave nuk tolerohet. Thirrja per dhune e viktima jo e jo. Po mbi te gjitha guximi per te minuar drejtesine kur ne fakt fjala i takon vetem asaj eshte absolutisht e patolerueshme.
Ne vend te demonstratave e plumbave te tjere kete jave shqiptaret duan drejtesi. Po nuk erdhi qenka vertet duke na marre lumi edhe nje here. E drejtesia eshte akoma nen juridiksionin e gjyqesorit jo te ekzekutivit. Ndaj cdo sulm ndaj tij eshte ogur i zi per Shqiperine.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›