Si zgjidhet kriza
NgaILIR KULLA
Kriza ne te cilen ka precipituar Shqiperia qe nga e premtja e shkuar nese nuk zgjidhet rrezikon te perkeqesohet dhe te jete pa kthim prapa. Faktoret dhe aktoret e kesaj krize e kane komplikuar kaq shume ate sa nese ne kete moment nuk do te menaxhohet me kujdes ajo do te dale nga kontrolli. Palet nuk komunikojne me me njera-tjetren dhe per pasoje nuk komunikojne me as me vendin dhe as me qytetaret por vetem me ekstremistet e te dyja paleve. Nga njera ane kryeministri i cili me te drejte mbron drejtuesit e
Gardes dhe te policise nga ana tjeter kryetari i opozites qe ceshtjen e protestes se te premtes e konsideron si ceshtje te qenesishme te saj ne respekt te viktimave te 21 janarit. Po ti shtojme faktin se me pas te shtunen pritet nje proteste e maxhorances mund te themi se te dyja palet po shkojne drejt nje konfrontimi te hapur.
Por si zgjidhet kriza Se pari te dyja palet duhet te impenjohen ne anulimin e protestave perkatese Partia Socialiste te premten dhe Partia Demokratike te shtunen. Se dyti duhet te zgjidhet ceshtja e urdher-ndalimeve per kreret e Gardes se Republikes. I vetmi institucion qe mund te marre ne ndalim komandantin e Gardes ne detyre gjeneral Ndrea Prendin dhe ushtaraket e tjere eshte Policia Ushtarake. E njejta gje vlen dhe per ushtaraket e tjere te akuzuar. Po keshtu do te ishte ne rastin e drejtuesve te tjere te Forcave te Armatosura perfshi ketu dhe shefin e Shtabit te Pergjithshem gjeneral Maksim Malaj persa kohe ata jane ne detyre. Ne komanden e Policise Ushtarake ata mund te qendrojne te merren ne pyetje derisa kjo ceshtje te zgjidhet. Njeherazi Prokuroria duhet te marre nen hetim dhe te ndaloje ata qe per dite me radhe para protestes kane bere apel per dhune hapur dhe per kryengritje popullore. Institucionet shteterore Presidenti Keshilli i Ministrave Parlamenti dhe prokurori i Pergjithshem duhet ti hapin rrugen nje hetimi nderkombetar per rastin e 21 janarit nepermjet nje kerkese te vecante per qeverite e Shteteve te Bashkuara te Amerikes qeverise Federale Gjermane qeverise se Mbreterise se Bashkuar qeverise se Republikes Franceze qeverise se Republikes Italiane qeverise Hungareze si Presidence e radhes e BE-se si dhe Komisionit Europian.
Nese kjo ndodh kriza kthehet ne nje mundesi zhvillimi pozitiv. Palet duhet te shkojne drejt nje kompromisi me te madh dhe me te gjere politik e institucional. Ato duhet te angazhohen ne ndryshimin e nje pakete zgjedhore politike dhe institucionale nepermjet ndryshimit te Kodit Zgjedhor dhe mundesisht dhe permiresimit te Kushtetutes ne pikat ne te cilat eshte cenuar ne prill te 2008-s. Pas kesaj duhet te pergatiten zgjedhjet vendore te majit ne te cilat angazhimi sa me serioz i paleve perkatese dhe impenjimi i metejshem nderkombetar per te monitoruar keto zgjedhje do te perbente celesin e suksesit te daljes nga kriza.
Megjithate e gjitha kjo nuk mjafton. Palet serish duhet te angazhohen ne nje performance te domosdoshme reformash politiko-institucionale. Qeveria do te duhet te zevendesonte tre ministra me CV problematike dhe akuza per korrupsion ministrin e Mjedisit ministren e Integrimit Europian ministrin e Bujqesise. Opozita duhet te beje publikisht denimin e ngjarjes se 21 janarit ku u sulmuan institucionet. Qeveria duhet te kerkoje asistence nderkombetare dhe keshilltare permanente ne sektoret me te rendesishem te zhvillimit te vendit sic jane Ministria e Financave Ministria e Ekonomise Ministria e Transporteve keshilltare te cilet ne fakt do te kishin rolin e emisareve te qeverive te tyre prane shtetit shqiptar. Keto qeveri do te duhet te ishin qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes qeveria federale gjermane qeveria britanike franceze italiane Presidenca Hungareze dhe te Komisioni Europian. Transparenca e te gjitha vendimmarrjeve ekonomiko-financiare te vendit si dhe asistenca e partnereve me te rendesishem do te bente qe vendi te rriste performancen e vet ne rrugen anetaresimit ne BE dhe njekohesisht te hiqte akuzat dhe imazhin e korrupsionit e te pabesueshmerise politike. Partite e medha politike duhet te demokratizojne jeten e tyre te brendshme. Gjyqesori duhet te gjykoje sa me shpejt te gjitha ceshtjet e korrupsionit te mbetura pezull dhe qe cenojne sigurine e vendit tone. Ne politiken e jashtme Shqiperia si vend stabel duhet te luaje nje rol shume te rendesishem dhe moderator ne ceshtjen e bisedimeve te Kosoves. Gjithashtu pas nje kohe shume te gjate te nje ngrirjeje politike me qeverine e Izraelit per shkak te ngurrimit te humbjes se mbeshtetjes nga ana e vendeve anetare te Konferences Islamike ne ceshtjen e njohjes se Kosoves qeverise Netanjahu ne Izrael i duhen dhene sinjale te qarta mbeshtetjeje dhe partneriteti duke hequr keshtu cdo medyshje mbi rolin e metejshem diplomatik te vendit tone.
Nese klasa jone politike nuk ndermerr kete seri te rendesishme reformash per vendin dhe per zgjidhjen akute te krizes politike ne vend do te marre persiper te gjitha kostot e renda politike dhe institucionale qe kriza dhe destabilizimi i vendit do te sjelle. Ne perfundim te kesaj krize e cila vjen si alternative e mungeses se komunikimit dhe te dialogut politik e shoqeror ne vend rrezikojme te perfshijme vendin ne nje kaos dhe anarki me te keqe se ajo e 97-s. Kjo do te ishte fatale per vendin kombin dhe per qytetaret shqiptare. Shqiperia duhet definitivisht te pastroje njehere e mire krimin e organizuar i cili ka penetruar ne politike te jape nje performance te jashtezakonshme ne luften kunder korrupsionit dhe te kete institucione solide e transparente per tu bere gati si anetare e denje e nje qeverisjeje globale euro-atlantike.