E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku rrefen masakren e Cerrikut

/ /

Per disa ore deshmitari Kaculini tregoi me hollesi para paleve gjithe friken dhe peripecite e perjetuara prej tij diten e ngjarjes nga kujdesi per gardistet e plagosur tek pamjet e trupave te shkrumbuar te gardisteve te vrare e deri tek kundershtite e hasura mes te pandehurve Meti Bozi dhe Llazar Bicja per lejimin e dergimit te nje te plagosuri rende ne spitalin e Elbasanit. Ate dite kam pare 6 te vdekur nga 24 deri ne 42 vjec - tha Kaculini. Deshmitari e quajti te premte te zeze 23

majin 1997 ku ai ne mengjes kishte pare pranine e forcave ushtarake ne qytet. Sipas deshmitarit ne oren 0800 te kesaj dite ne urgjence ishte paraqitur nje civil qe kishte pretenduar rrahje nga gardistet. Kishte nje plage te vogel ne koke sa madhesia e thoit te gishtit te vogel. Nuk ishte plage e bere nga qyte arme. Pas ketij ate dite nuk u paraqit asnje civil ne urgjence tha deshmitari. Sipas Kaculinit me pas prane urgjences kishte filluar nje batare te shtenash me intensitet shume te larte. Pas 10 minutash ra dera. Kur e hapa pashe pjesen e fundit te nje blindi. Nje person aty i veshur me uniforme me tha qe ishte Sali Martini dhe qe kishte sjelle nje shok te plagosur. Kishte nje plage shume te madhe ne koke. I dukej masa e trurit rrefeu mjeku. Deshmitarit kishte transportuar te plagosurin per ne spitalin e Elbasanit dhe ne kthim kishte mesuar se ne ngjarje ishin vrare shume te tjere. Kaculini tregoi per refuzimin e shoferit te ambulances per te derguar nje tjeter te plagosur rende ne Elbasan. Me tha qe i kishte thene Meti Bozi qe nuk do ta conim te plagosurin ne Elbasan. Fola me drejtorin e spitalit ne telefon dhe i tregova problemin. Ai me tha qe kishte folur me Llazar Bicen dhe qe mund ta dergoja. Shoferi serish nuk pranoi. Tha qe duhet te me thote Meti. Dola ne qender. Takova Metin dhe Llazarin. U tregova problemin. Meti me tha Nuk do ta cosh. Na duhet si peng se na kane marre dy djem policia. Ndersa Llazari tha coje coje se i kemi dy pengje. Atehere tha edhe Meti qe ti coja. Ne ate moment pashe edhe 4 trupa te karbonizuar tek dera e kinemase. Ishte dhe blini i shkaterruar aty tha deshmitari.

ARMAND BAJRAMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›