Rendesia e dates 21
NgaENO BOZDO
Data 21 janar 2011 eshte nje date shume e rendesishme per historine e shtetit shqiptar dhe te demokracise shqiptare. Mendoj se ka shume arsye per te cilat kjo date do te kujtohet nder vite dhe do te krahasohet madje edhe me data te tjera historike si p.sh. 8 dhe 12 dhjetor 1990. E premtja e kaluar sado tronditese dhe renduese te jete perseri solli risi dhe standard shume te rendesishme ne skenen politike dhe shoqerore shqiptare duke vendosur ne te njejten kohe disa precedente te cilet
do te kene ndikim ne ditet muajt dhe vitet ne vijim.
Standardi i pare qe vendosi kjo date ka lidhje me deshtimin e grushtit te shtetit me ruajtjen me cdo kusht te institucioneve dhe rendit kushtetues. Per here te pare ne historine 100-vjecare te demokracise shqiptare nje institucion i rendesishem kushtetues nen tentativen e qarte te grushtit te shtetit mbrohet me dinjitet profesionalizem dhe heroizem ne kete rast nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikes. Nder vite institucionet e shtetit shqiptar kane rene/shkermoqur me shume si rezultat i bandave dhe puceve te brendshme sesa si rezultat i lufterave pushtuese ku Shqiperia ka qene gjithmone ne rolin e deshmitarit por jo te aktorit.
Perballe nje sulmi te mirorganizuar me kryeministrin dhe gjithe punonjesit e Kryeministrise ne krye te detyres te rrethuar per me shume 5 ore mesymesit nuk arriten dot te merrnin institucionin dhe te zhbenin shtetin shqiptar. Per me shume se 5 ore Policia e Shtetit dhe Garda e Republikes treguan se shteti eshte i shenjte ai nuk preket dhe kush guxon ta beje kete perballet me te gjitha pasojat e mundshme.
Standardi i dyte por jo me pak i rendesishem ishte mesazhi i dhene haptazi dhe qartazi nga qytetaret e Tiranes pavaresisht bindjeve apo mosbindjeve politike. Ky mesazh u percoll qarte edhe nga shume demonstrues opozitare te cilet vecuan vetveten ndersa grushti i shtetit po konsumohej. Perballe nje sulmi te inskenuar me nje logjike te ftohte ushtarake me perjashtim te nje siperfaqeje qe perfshinte miniqendren e Tiranes ne rruget e saj ne qender dhe ne periferi jeta vazhdonte normalisht. Kjo u vu re qarte edhe te nesermen e dates 21 ndersa qytetaret denonin dhunen dhe shprehnin konsideraten e tyre per qetesine publike. Tirana e percmoi thirrjen per dhune e hoqi jashte vetes si nje mish te huaj dhe tregoi se menderisht dhe emocionalisht nuk e pranon me dhunen politike dhe as veprimet e bera ne emer te saj. Ajo nuk pranon me marrjen e pushtetit me force banditet qe godasin policine apo makinen e mbushur me lende shperthyese me qellim hedhjen ne ere te Kryeministrise.
Standardi i trete apo standardi i mosfunksionimit ka te beje me rolin dhe funksionimin e institucioneve kushtetuese Presidenti Prokuroria si dhe Sherbimi Informativ i Shtetit.
Ndersa per Presidentin mund te thuash qe ai zgjodhi me vetedije te heshte dhe qendrimi i tij eshte me se shumti nje mister dhe per kete nuk ka asnje justifikim per Prokurorine e Pergjithshme mund te thuhen shume gjera. Ne menyre te pashpjeguar dhe thellesisht te njeanshme Prokuroria vendos te arrestoje ata qe mbrojten institucionet e shtetit duke u hequr ketyre te fundit mundesine per tu mbrojtur ne nje rast te mundshem te riperseritjes se dhunes. Kjo u be me nxitim pa asnje prove paraprake brenda nates dhe me entuziazmin e shemtuar te sherbetorit. Me me pak nxitim por sidoqofte me zellin e implikimit Prokuroria e Pergjithshme vendos te lejoje te lire nje nder organizatoret me te dhunshem dhe ekzekutuesit e grushtit te shtetit duke i dhene atij mundesine te jete i lire dhe te keqperdoret per mitingun e radhes. fare anesie e shpallur e Prokurorise dhe cfare standardi i turpshem qe i serviret drejtesise shqiptare. Nderkaq Prokuroria vazhdon te harroje te hetoje edhe dy lidere te opozites te cilet kane muaj qe bejne thirrje te hapur publike per rrezimin e qeverise me dhune per skenar tunizian apo per 13 mije te vdekur te cilet do te sherbenim per ardhjen ne pushtet te Edvin Rames.
Se fundmi dy radhe per SHISH-in institucioni i cili sipas ligjit duhet te ofroje informacionin e mundshem per menjanimin e perpjekjeve te medha dhe te organizuara per te rrezuar nje rend kushtetues dhe nje qeveri te dale nga zgjedhje te ndershme e te lira. Asnje informacion nga ky institucion kur Policia e Shtetit parti politike dhe eksponente te tjere te larte te politikes kishin paralajmeruar prej javesh per dhunen qe do te perdorej ne Tirane. Kaq te qarta ishin sinjalet provat apo telefonatat dhe leket e shperndara pazari dihej qe me pare 300 000 leke per sulmuesit saqe te gjithe ne kete vend e dinin perfshire edhe Ambasaden e SHBA-se por vetem SHISH-i nuk kishte dijeni Por per cfare paguhen atehere Per te ngrene qofte dhe per te degjuar thashetheme klubesh Ky fakt perben paaftesi te theksuar ne rastin me te mire sepse nuk guxoj te permend rastin me te keq d.m.th te sabotimit me qellim te dhenies se informacionit.
Rreshtimi i njeanshem i institucioneve kushtetuese vecanerisht i Prokurorise jane nje shenje e padiskutueshme e vulnerabilitetit te shtetit per fat te keq kundrejt ngjarjeve te tilla shume te renda. Ky sulm i armatosur do te kish marre ligjerisht pergjigje te rrepte dhe shume me efikase nese ata qe duhet te garantojne drejtesine do te silleshin me ndergjegje qytetari me koherence dhe jashte ndikimit te politikes se dites.
Nese do te kishim keto institucione nese Presidenti do te bente nje thirrje te menjehershme per ndalimin e mesymjes duke i kerkuar Edvin Rames te terhiqte kaloresit e dhunes nga Kryeministria menjehere nese SHISH-i do te parashikonte dhe do te kish dhene te dhena te mjaftueshme per te parandaluar ate qe ndodhi apo nese Prokuroria do te denonte rreptesisht ata qe i vune flaken Tiranes dhe jo ata qe mbrojten institucionet te jemi te gjithe te sigurt ngjarjet do te zhvilloheshin shume here me ndryshe ne ndihme te jetes normale qetesise dhe prosperitetit qe meriton ky vend i vuajtur.