E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtesia per viktimat eshte e verteta

Nga Slavenka Drakulic*
Dy denimet me burg te perjetshem, qe iu shqiptuan oficereve serbe te Bosnjes, Vujadin Popoviqit dhe Lubisha Bearas, jane denimet me te renda qe jane shqiptuar ndonjehere nga Tribunali Nderkombetar per Krime ne ish-Jugosllavi. Dy burrat u denuan per gjenocid, respektivisht per masakren e afro 8.000 burrave dhe djemve myslimane ne Srebrenice, ne vitin 1995. Qe te dy sherbenin nen komanden e gjeneralit Ratko Mlladiq, i cili ende eshte ne arrati. Masakra ndodhi ne kohen kur president ishte Radovan Karaxhiqi, i cili aktualisht po gjykohet ne Hage, gjithashtu nen akuzat per gjenocid. Ishte ai, i cili e udhezoi Mlladiqin qe te krijoje nje "gjendje te padurueshme te pasigurise totale, pa asnje shprese per mbijetese te metejme" per popullaten e Srebrenices.
Rastet e Popoviqit dhe Bearas jane padyshim denime te rendesishme, qe mund te kene ndikim ne gjykimin e Karaxhiqit.
Sidoqofte, reagimet e familjareve te viktimave ndaj verdiktit te gjykates na japin idene se cfare jane ne te vertete keto gjykime te krimineleve te luftes. Nje grua nga Srebrenica, qe kishte humbur dy djemte, burrin dhe vellane, tha: "Cfaredo denimi qe t'i jepet, nuk mjafton". Reagimi i saj ishte tipik dhe i kuptueshem, sepse asnje denim nuk do te mund t'i ktheje prape ne jete anetaret e vrare te familjes se saj dhe asnje ndeshkim nuk mund te jete kompenzim per marrjen e nje jete, e ku me te mijera jeteve. Familjaret e viktimave reaguan me hidherim, por kush mund t'ua ve fajin? Ndoshta kjo grua mund te gjeje ngushellim jo ne venien ne jete te drejtesise, por ne faktin se ajo u zbulua nga gjykimet e tilla ne Tribunalin e Hages. Vetem kete pranvere, 15 vjet me pas, Parlamenti i Serbise miratoi nje deklarate per Srebrenicen, duke shprehur keqardhje. Duke shmangur fjalen gjenocid, ky ishte nje hap drejt njohjes se faktit historik te tmerrit, megjithese, deri nje vit me pare, masakra e Srebrenices dhe nderlidhja e ushtrise serbe nuk ishin te njohura zyrtarisht. Ky eshte rezultati i gjykimeve te Tribunalit: nuk eshte e mundur me qe serbet te jetojne ne gjendje mohimi. Rendesia historike e Tribunalit te Hages nuk eshte vetem vendosja e drejtesise, por shume me teper, te deshmoje te verteten per lufterat ne Ballkan.
Pa te verteten, nuk mund te kete drejtesi. Dhe, drejtesia per te vdekurit do te vije ne vend vetem kur e verteta te mos mund te mohohet me.
"The Guardian"

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›