Kosovë, arrestohet kreu i "Vetëvendosjes" Albin Kurti

Arrestohet në Prishtinë, lideri i partisë "Vetëvendosjes", Albin Kurti. Kurti u arrestua në zyrat e "Vetëvendosjes" nga forcat speciale kosovare. Arrestimi i Kurtit u bë nën presionin e dhunës.
Në 5-vjetorin e "Vetëvendosjes", Albin Kurti deklaroi kthimin në parti politike të lëvizjes "Vetëvendosje" dhe pjesëmarrjen ne zgjedhjet e ardhshme.
Aktivistja e "Vetëvendosjes", Dejona Mihali për "Ora News" u shpreh se forcat e policisë kanë dhunuar dhe kanë sulmuar aktivistë të "Vetëvendosjes" dhe kanë arrestuar Albin Kurtin e anëtarë të tjerë të lëvzjes. "Pritet një reagim i fort i Lëvizjes për këtë akt. Më këto akte kuptohet se Kosova nuk është çliruar ende", tha ajo.