NATO: Situata eshte e qendrueshme, incidentet jane sporadike
Augustin Palokaj
Ne deklaraten perfundimtare te miratuar nga ministrat, e te leshuar dje, thuhet se situata ne Ballkan, e sidomos ajo ne Kosove, eshte diskutuar edhe me partneret e NATO-s, qe jane ne misionin e KFOR-it. Pavaresisht disa incidenteve te kohepaskohshme te sigurise, situata e pergjithshme e sigurise ne Kosove mbetet ne pergjithesi stabile, thuhet ne deklarate. Pergjigjja ndaj trazirave te fundit ne Mitrovice, demonstron edhe nevojen per vazhdimin e vigjilences, por edhe te rritjes se kapaciteteve te Policise se Kosoves, thuhet ne kete deklarate. Po ashtu, ministrat e Mbrojtjes, me kete deklarate, kane mirepritur edhe kalimin e suksesshem te pergjegjesise per te mbrojtur disa objekte fetare nga ana e Policise se Kosoves, te cilat deri me tani i ka pasur ne ruajtje KFOR-i. Ministrat thane se ky proces do te vazhdoje sipas nevojes dhe sipas situates ne terren. Po ashtu, thuhet se ministrat kane diskutuar se si te vazhdohet per vendimet e ardhshme qe te kalohet ne fazat e ardhshme te transformimit te KFOR-it ne nje force me mobile dhe me te vogel, por kane thene se kjo do te behet vetem duke u bazuar ne analizen e kushteve qe lejojne nje gje te tille.
Me pare, sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thene se NATO-ja garanton se nuk do te ndermarre asnje hap, i cili do te mund te rrezikonte sigurine dhe stabilitetin e Kosoves. Po ashtu, shume diplomate te NATO-s kane thene se shtetet anetare pavaresisht deshires qe ta zvogelojne pranine e tyre ne Kosove, por edhe ne Afganistan, dhe pavaresisht presionit financiar, kane mbetur te gatshem t'i permbahen politikes "se bashku kemi hyre dhe se bashku do te dalim nga Kosova". Edhe nese disa shtete do t'i largojne ne teresi trupat e tyre ne Kosove, NATO-ja thote se gjithmone do te kete aq force sa do te kete nevoje per t'u pergjigjur ndaj cdo sfide te sigurise ne Kosove.