Thaçi: Kosova ka të ardhme të sigurt euro-atlantike
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, të shtunën mori pjesë në përurimin e Monumentit të Paqes kushtuar Trupave të NATO-së në Prizren.
Kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me këtë rast qytetarëve të Prizrenit u uroi Ditën e çlirimit.
Kryeministri Thaçi, Monumentin e NATO-s që u përurua e vlerësoi si monument që pasqyron shpirtin dhe zemrat e qytetarëve të Kosovës, sepse atëherë kur njësitet e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, popullata e Kosovës luftoi kundër aparatit të dhunshëm policor e ushtarak serb, në krah të tyre dolën forcat e Aleancës së NATO-s.