E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, PD riorganizon strukturat

Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushaten e zgjedhjeve brenda saj dhe per t’iu pershtatur sistemit te ri elektoral ka vendosur per nje organizim te ri te strukturave.

Kryesia e Partise Demokratike vendosi qe nepermjet nje udhezimi te eleminoje 100 nendeget qe mbulonin 100 zonat elektorale sipas ndarjes dhe t’i pershtatet ndarjes se re sipas qarqeve.

“Miratohet skema e re e organizimit te te gjitha strukturave te PD per t’i pergatitur ato per ne zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar sekretari i pergjithshem i PD, Ridvan Bode.

Numri dy i demokrateve tha se zgjedhjet ne strukturat e reja do te kene ne baze rezultatet elektorale. “Do te jete nje proces reflektues qe do te bazohet ne analiza dhe nga rezultatet ne pune qe kane pasur te zgjedhurit e PD”, ka pohuar Bode.

Sekretari i pergjithshem demokrat iu pergjigj edhe pyetjes lidhur me kalendarin e zgjedhjes se kryetarit te deges per Tiranen, ku kerkon te kandidoje anetari i kryesise, Besnik Mustafaj. “Gjithcka do percaktohet ne menyre te detajuar dhe do te perfundoje ne nje periudhe 3-4 mujore”, ka shtuar Bode.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›