Bode-Malaj, perplasje per politikat fiskale

Ka qene deputeti socialist Arben Malaj qe ka kritikuar vendimet e qeverise. “Me te ardhurat buxhetore, ku 80% vijne nga konsumi, ne duhet te eleminojme qe fuqia blerese e pagave te mos cenohet. Pasi nje buxhet ne renie e con kete krize edhe ne institucionet e tjera”, ka pohuar Malaj.
Por ministri i Financave Ridvan Bode ka dhene sqarimin e tij. “Mbeshtetja e nismes private dhe taksat e uleta per biznesin perbejne menyren me te mire per te zhvilluar Shqiperine”, eshte shprehur Bode.
Nje tjeter pike e nxehte debati ka qene ecuria e te ardhurave qe shteti grumbullon nga taksat. “Te ardhurat ne vitin 2006 kane qene 25.7 % dhe po aq edhe ne 2007-en. Ne dy vjet, impakti ne ekonomi ka qene i barabarte me zero”, ka deklaruar Malaj.
Por ministri Bode ka dhene argumentet e tij. “Kemi nje ulje prej 1.6 % qe eshte kompensuar me mbledhjen e taksave”, ka sqaruar ai. Te ardhurat faktike qe qeveria ka mbledhur nga taksat ne vitin 2007 ishin 251.6 miliarde leke nga 253.8 te programuara ne fillim te vitit.