E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD dhe gjyqtaret, kunder ligjit per gjyqesorin

UPDATE - Kryetaret e gjykatave te rrethit dhe te Apelit jane ne thelb kunder projektligjit per administraten gjyqesore. E vetmja pike pajtimi me projektligjin ishte ngritja e statusit te administrates gjyqesore ne ate te nenpunesit civil dhe rritja e pagave qe do te vije per rrjedhoje.

Kurse thelbi i verejtjeve qendron te fuqizimi i rolit te kancelarit, qe varet direkt nga ministri i Drejtesise. Per kryetarin e gjykates se Tiranes, Albert Mece duket sikur jane krijuar dy vertikale te funksionimit te drejtesise: nga njera ane KLD-kryetar gjykate-gjyqtar dhe nga ana tjeter minister i Drejtesise-kancelar-administrate gjyqsore.

“Nese kancelari i gjykates nuk zbaton nje nga urdherat e kryetarit, atehere do t’i drejtohet ministrit?”, shprehet Mece. Deklarata e tij mbeshtetet nga kryetari i gjykates se Dibres, Kastriot Selita. “Sipas ligjit per administraten e gjyqesorit rezulton se kryegjyqtari eshte kancelari”, ka pohuar Selita.

Atyre u eshte bashkuar edhe anetari i KLD-se, Armando Subashi. “Duhet te percaktohet struktura dhe organika e gjykatave. Nuk do te isha dakord qe kjo te percaktohej nga ligji”, ka theksuar ai.

Ndersa per kryetarin e gjykates se Vlores Artur Malaj, krijimi i dy strukturave paralele ka vetem nje emer. “Kemi te bejme me nje ligj qe ne disa nene prek pavaresine e gjyqesorit”, ka thene Malaj.

Qendrim qe u mbajt edhe nga perfaqesuesit e shoqatave te gjyqtareve, te ardhur ne konsultimin e KLD-se pas seances degjimore ne komisionin e ligjeve.

Ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj, institucioni i te cilit ka pergatitur projektligjin, e mbrojti ate me argumentin se kancelari do t'i heqe kryetarit te gjykates andrat organizative.

“Gjyqtaret do te jene gjyqtare dhe do te vazhdojne punen e tyre ne dhenien e drejtesise te pandihmuar nga administrata. Tani do te kene edhe ndihmesit qe do ta kene per nder qe te sherbejne ne nje proces gjyqesor. Nuk e di qe rritja e pagave cenon pavaresine e ketij institucioni”, eshte shprehur Alibeaj.

Anetaret e KLD-se e lane te mblidhen serish te premten, duke e marre debatin me vete jashte salles.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›