E Diel, 1 Nëntor 2026

Prelec propozon zgjidhje te perkoheshme per veriun e Kosoves

Grupi Nderkombetare i Krizave ka bere thirrje sot qe Kosova dhe Serbia te mos lejojne se qe mosmarreveshjet e tyre per statusin te pengojne perparimin per banoret e veriut te Kosoves. Ne raportin e kesaj organizate me titullin Veriu i Kosoves Sovraniteti i Dyfishte ne Praktike thuhet se deri ne gjetjen e nje zgjidhjeje perfundimtare politike palet duhet te kerkojne zgjidhje te perkohshme per permiresimin e sundimit te ligjit grumbullimin e te hyrave doganore dhe ndihmen financiare per veriun.

Drejtori Ekzekutiv per Ballkanin ne Grupin Nderkombetare te Krizave Marko Prelec tha sot se veriu i Kosoves nuk paraqet nje rrezik ekzistencial per Kosoven prandaj atje duhet kerkuar zgjidhje te perkohshme deri ne zgjidhjen perfundimtare te kesaj ceshtjeje. Ai i beri keto komente ne nje bisede per Zerin e Amerikes pak kohe pasi qe Grupi Nderkombetare i Krizave publikoi raportin e tij me titullin Veriu i Kosoves Sovraniteti i Dyfishte ne Praktike.

Ne kete raport thuhet se mosmarreveshjet midis Kosoves dhe Serbise qe mbajne Ballkanin Perendimor te ndare dhe te pasigurt qendrojne ne problemet ne komunat veriore te Kosoves. Bisedimet midis Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian duket qe ne muajt e ardhshem do te trajtoje bashkepunimin rajonal komunikacionin lirine e levizjes dhe sundimin e ligjit. Tash per tash Beogradi Prishtina dhe Brukseli kane vendosur se adresimi i qeverisjes se veriut apo statusi i asaj pjese eshte ceshtje e veshtire para se te sigurohet bashkepunimi ne permiresimin e zhvillimit rajonal socio-ekonomik te sigurise dhe rendit publik thuhet ne raport.

Marko Prelec nga Grupi Nderkombetar i krizave tha se edhe Kosova edhe Serbia e cilesojne veriun si pjese te shtetit te tyre dhe te dyja kane institucione ne ate zone. Sa here qe ka mosmarreveshje per veriun Prishtina dhe Beogradi por edhe palet e interesuara nga bashkesia nderkombetare provojne qe kete ta zgjidhin duke vene theksin ne sovranitetin. Kjo nuk eshte e mire per njerezit atje dhe e kane shnderruar ate pjese ne zone te veshtire per te jetuar.

Palet nuk duken te gatshme per te zgjidhur ceshtjen se shpejti dhe ata duhet ta pranojne kete tu japin fund debateve dhe te gjejne zgjidhje te perkohshme per veriun qe jane te mira per banoret e atjeshem tha zoti Prelec duke hedhur poshte mundesine qe keto zgjidhje te cojne ne ndonje status te vecante per veriun.

Jo kjo ka te beje me ceshtje shume praktike me fushen e sundimit te ligjit ta zeme me doganat. Tash per tash atje eshte nje regjim i pjesshem doganor ku disa paguajne e disa jo keshtu qe ka mjaft kontrabande ne veri. Pjese e shkaqeve eshte mosmarreveshja se kujt i takojne taksat. shte lehte te gjendjet nje kompromis per shembull qe EULEX-i te mbledhe doganat ne pikat kufitare dhe te lere menjane ato para ne pritje te marreveshjes ndermjet Prishtines dhe Beogradit tha zoti Prelec.

Po ashtu thote ai njesoj mund te veprohet me Gjykatat ne veri ku mund te kete gjykata ku do te punojne gjykates serb shqiptare dhe ata te EULEX-it qe do te zbatonin ligje te aplikueshme per te cilat do te merreshin vesh sepse me mire eshte te kete gjykata per pese vitet e ardhshme sesa te mos kete per pese vitet e ardhshme.

Ai thote se Prishtina dhe Beogradi nuk synojne te hapin ceshtjen e veriut ne kete periudhe te bisedimeve dhe per kete nuk do te jene te inkurajuara as nga bashkesia nderkombetare. 

Arsyeja e bisedimeve eshte qe ne fund te fundit te arrihet ne ate pike kur Prishtina dhe Beogradi mund te zgjidhin te gjitha ceshtjet e hapura qe do te thote se Kosova dhe Serbia duhet te njohin njera tjetren te vendosin se si do ta bejne kete dhe te vendosin cfare te bejne me veriun por kjo do te zgjase disa vite thote zoti Prelec sipas te cilit veriu nuk eshte rrezik ekzistencial per Kosoven.

Ai tha se strategjia per integrimin e veriut e paralajmeruar nga qeveria e Kosoves nuk do te mund te zbatohet. Ajo eshte e mbeshtetur ne planin e Martti Ahtisarit i cili refuzohet nga banoret e atjeshem te cilet veriun e shohin si vijen e fundit kunder pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›