E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe përplasi motomjetin e policisë, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pas aksidentit në aksin rrugor Plepa-Shkozet, ku ndërsa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur motomjetin e policisë ku ndodheshin dy punonjës të Policisë Rrugore në shërbim.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk pati të plagosur por vetë dëme materiale.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Plepa–Shkozet,  automjeti që drejtonte në gjendje të dehur  është përplasur me motomjetin e Policisë, në të cilin ndodheshin dy punonjës të Policisë Rrugore që ishin në shërbim. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›