Zëdhënësi i kryeministrit Starmer: Britania ende planifikon një forcë shumëkombëshe në Ukrainë

Zëdhënësi i kryeministrit Keir Starmer ka bërë të ditur se Britania e Madhe po bën ende plane për një forcë shumëkombëshe në Ukrainë pas arritjes së armëpushimit.
Në një telefonatë që Starmer dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan ditën e sotme, theksoi u vendos te “rëndësia e punës së vazhdueshme nga partnerët e koalicionit në përgatitje për vendosjen e forcës shumëkombëshe pas ndërprerjes së armiqësive”, tha zëdhënësi i Starmer.
I pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar ishte ende e gatshme të dërgonte trupa në Ukrainë pas përfundimit të luftës në Ukrainë, zëdhënësi tha se “ky angazhim mbetet”.
Nga ana tjetër, Rusia ka hedhur poshtë çdo vendosje të mundshme ushtarake të huaj në Ukrainë, duke e quajtur atë “të papranueshme”.
Ndërkaq, më herët, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se plani paqes për Ukrainën duhet të pasqyrojë “frymën dhe shkronjën” e mirëkuptimit të arritur midis presidentit Vladimir Putin dhe p;residentit të SHBA-së Donald Trump në samitin e tyre në Alaskë.
Duke folur në një konferencë për mediat në Moskë, Lavrov tha se Rusia ka mirëpritur një version fillestar të planit të paqes së SHBA-së për Ukrainën – të cilin Kievi dhe aleatët e tij e konsideruan shumë të favorshëm për Moskën, por po priste një version të ndryshuar “të përkohshëm” pasi Uashingtoni të kishte përfunduar koordinimin me Ukrainën dhe Evropën.
Lavrov tha se Rusia përfaqësuesit e së cilës u raportua se po përgatiteshin të zhvillonin më shumë bisedime me SHBA-në në Abu Dhabi më vonë të martën – ka një pikëpamje shumë të ndryshme për iniciativën.
“Vlerësimet tona mbeten të vlefshme në kuptimin që dispozitat kryesore të planit (origjinal) të Trump bazohen në mirëkuptimet e arritura në Anchorage në samitin ruso-amerikan në gusht të këtij viti. Dhe këto parime pasqyrohen përgjithësisht në plan, të cilin ne e mirëpritëm”, tha Lavrov.
/rtsh.al/