Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr.2 akuza ASHR: Presione të punësoj njerëz
TIRANË- Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr. 2 Tiranë, Anila Prifti deklaron se prej disa ditësh është vënë nën presion nga eproret e saj për të punësuar persona të caktuar në institucionin që drejton. Për më tepër Prifti thotë se ka marrë deri kërcënime përmes telefonit për të përshpejtuar marrjen e tyre në punë, pasi në të kundërt kjo do ti kushtojë vendin e punës.
“Kam dy tre ditë që marr presione me telefon, për të nxituar emërimet. Madje dhe një emërim jashtë strukture, nga ana e drejtoreshës kërkohet mbyllja e shërbimit të kirurgjisë dhe emërimi i përshpejtuar i një mjeku të përgjithshëm. Kemi dhe një peticion ku të gjithë kanë firmosur. I bëjmë thirrje drejtoreshës të heqë dorë nga presionet për përshpejtimin e emërimeve”, denoncoi drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr, 2 Tiranë, Anila Prifti.
Por,pretendimet e saj janë hedhur poshtë nga Drejtoria e ASHR-së. Kreu i këtij autoriteti Liliana Ramasaco, i cilëson si trillime deklaratat, ndërsa bën me dije se drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr. 2 është shkarkuar 2 ditë më parë me vendim unanim të bordit për keqmenaxhim të punës në krye të institucionit.
“Nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi dhe asnjë lloj presioni, as nga ana e ime dhe as nga ana e askujt tjetër. Zonja Anila Prifti është shkarkuar me vendim bordi i datës 10.9.2013, për një menaxhim jo të mirë të punës në qendrën shëndetësore dhe për performancë jo të mirë të shërbimit të ofruar në këtë qendër, besoj se ky do jetë shkaku i këtyre trillimeve”, tha Liliana Ramasaco, kreu i ASHR.
Vec kësaj Ramasaco sqaron procedurat standarde për rekrutimin e mjekëve në punë si dhe propozimin drejtuar Ministrisë për zëvendësimin e mjekut kirurg me një mjek të përgjithshëm në Qendrat Shëndetësore.
(e.m/News24/BalkanWeb)