E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti me Totozanin, policia: E kanë bërë përdoruesit e drogës

Dëmtimi i makinës së Avokatit të Popullit, Igli Totozanit dhe i këshilltares për media dhe zëdhënëses së institucionit, Elona Demollarit, ka mbetur ende pa zbardhur. Burime nga policia bëjnë me dije se mjetet janë dëmtuar në momentin që kanë qenë të parkuara dhe se ende nuk ka asnjë detaj se kush mund të jetë agresori. Sipas policisë, të dyja mjeteve u janë thyer xhamat, por nuk u është marrë asnjë pjesë. Sipas policisë, zona ku ka qenë mjeti i parkuar i Totozanit njihet si zonë problematike për përdoruesit e drogës dhe se dyshohet se ngjarja mund të ketë edhe autorë të tillë. Ndërkohë, e kontaktuar nga “GSH”, zëdhënësja e institucionit të Avokatit të Popullit e ka konfirmuar ngjarjen. “Është e vërtetë që ka ndodhur diçka e tillë. Janë thyer xhamat e makinave tona, por nuk është vjedhur asgjë. Nuk kemi asnjë dyshim për ngjarjen. Me hetimet merret prokuroria dhe policia, që do gjejnë autorët”, pohon Demollari. Sulmi ndaj makinës së saj dhe Totozanit është bërë katër ditë më parë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›