E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredia 250 milione, financat disbursojne 95 milione

Ministria e Financave ka disbursuar 95 milione euro nga kredia 250 milione euro qe mori ne fillim te muajit nga nje tender nderkombetar. Burimet nga Ministria e Financave njoftuan se trashi i pare i kredise ka mberritur ne buxhet dhe do perdoret per financimin e deficitit buxhetor sipas programimeve ne ligjin per buxhetin e shtetit 2009. Ministria e Financave siguroi nje kredi prej 250 milione eurosh e cila do te perdoret per shpenzime kapitale kryesisht per financimin e rruges Durres-Kukes. Ministri i Financave, Ridvan Bode nenshkroi ne fillim te majit marreveshjen per kredine sindikale me Alpha Bank dhe Deutsche Bank. Sipas burimeve zyrtare kredia u mor per te financuar nevojat e buxhetit te shtetit per shpenzime kapitale per vitin 2009, duke perfshire financimin e mbetur te rruges Rreshen-Kalimash. Kjo kredi do te shperndahet ne dy transhe. Transhi i pare prej 95 milione euro ka mberritur tashme dhe transhi i dyte prej jo me teper se, 155 milione eurosh do te shperndahet brenda muajit qershor. Ky zhvillim, pozitiv, sipas ministrise se Financave tregon edhe nje here besimin qe institucionet financiare nderkombetare kane ne ekonomine tone dhe ne ecurine e reformave te ndermarra nga qeveria. Financat garantojne, gjithashtu se, marrja e kesaj kredie do te rrise stabilitetin financiar ne vend dhe do te zvogeloje ndjeshem nevojen e qeverise per te financuar buxhetin nga tregu i brendshem bankar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›