E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderron jete nje nga tre serbet e plagosur ne veriun e Mitrovices

Policia ne Kosove beri te ditur se nje person ka humbur jeten nga pasojat e plageve qe pesoi bashke me dy te tjere ne nje incident me arme zjarri ne nje lagje me popullsi etnikisht te perzier ne veriun e Mitrovices. Te tre ata jane te perkatesise kombetare serbe ndersa njeri prej tyre eshte pjesetar i Policise se Kosoves.

Policia e cila ka bllokuar vendin e ngjarjes dhe eshte duke kryer hetimet nuk ishte ne gjendje te jepte me shume hollesi rreth incidentit i cili kishte pasuar nje perplasje ndermjet grupesh te serbeve dhe shqiptareve.

Policia tha se te shtenat nuk ishin pjese e perplasjes por kishin ndodhur nga nje drejtim i panjohur. Te plagosurit ju nenshtruan trajtimit ne spitalin ne veriun e Mitrovices ku njeri prej tyre Savo Mojsic nderroi jete.

Incidenti eshte denuar nga autoritetet e Kosoves qe u kane bere thirrje organeve te rendit te ndermarrin te gjitha masat qe kryesit e ketij akti te rende te nxirren para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga nepermjet nje komunikate per opinion ka theksuar se aktet e dhunes jane te patolerueshme dhe te papranueshme qe nuk i kontribuojne paqes dhe stabilitetit ne vend. Ajo u ka bere thirrje te gjithe qytetareve qe te tregojne maturi dhe qetesi dhe qe zgjidhjen e te gjitha ceshtjeve ta bejne permes rrugeve institucionale duke respektuar ligjin.

Nderkaq edhe qeveria e Kosoves u ka bere thirrje te gjithe qytetareve te Kosoves per qetesi dhe maturi duke u permbajtur nga cdo akt i dhunes ngase perdorimi i dhunes eshte i papranueshem ne shtetin demokratik te Kosoves thuhet ne nje komunikate per opinion.

Incidenti ka nxitur reagime edhe te zyrtareve te Beogradit te cilet kane kerkuar qe hetimet te behen nga Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ndersa u kane bere thirrje qytetareve serbe ne veri qe te shmangin cdo incident te dhunshem.

Incidenti ndodhe ne nje periudhe tensionesh te larta ne veriun e Kosoves ku serbet lokal po mbajne te bllokuara te gjitha rruget qe cojne ne vendkalimet kufitare me Serbine ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines ne ate zone.

Forca paqeruajtese te NATO-s thane dje se kane perdorur gazin lotsjelles gjate nje operacioni per te mbyllur nje vendkalim te paligjshem kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise ne veri. Zyrtaret e KFOR-it thane se kane vendosur nje pike te re kontrolli te automjeteve ne afersi te vendkalimit kufitar ne Jarine njeri nga dy vendkalimet e diskutueshme kufitare ne ate zone. Gjate operacionit jane larguar barrikadat ne rruge te vendosura nga serbet lokal qe kundershtojne shtrirjen e autoritetit te Prishtines ne veri.

Pak pas operacionit te forcave paqeruajtese serbet kane ngritur nje barrikade tjeter ne afersi nje situate e perseritur shpesh muajve te fundit.

Serbet kane shprehur gatishmerine qe te lejojne levizjen e forcave paqeruajtese por jo edhe te EULEX-it perderisa nuk marrin garanci se ata nuk do te transportojne policine kufitare dhe doganieret e Kosoves per ne vendkalimet kufitare.

Veriu i Kosoves i banuar me shumice serbe eshte skene e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves e cila kundershtohet nga Beogradi ndersa eshte njohur nga mbi 80 vende te botes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›