E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A2 online, kujdes lëndët me zgjedhje!

Ata nuk kanë më një shans të dytë për t’i riplotësuar ato. Kështu shprehet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj i cili thotë se të rinjtë mund të zgjedhin edhe më shumë se tre lëndë me zgjedhje, por kriteri kryesor është jo më pak se 8 kredite, në të kundërt ata quhen të skualifikuar.

"Në rast se zgjedh dy apo tre lëndë shuma e krediteve të tyre të jetë jo më e vogël se tetë. Përveç kësaj ata duhet të bëjnë kujdes që të zgjedhin lëndë që kanë koeficient që i ndihmojnë, i maksimalizojnë mundësinë për preferencën që kanë projektuar për të vazhduar studimet e larta. Formulari quhet i pavlefshëm, sepse ai është i tillë, që kriteri për lëndën... mund të zgjedhë lirisht, po me kushtin që shuma e krediteve të lëndëve të zgjedhura të jetë jo më e vogël se 8", tha Alfons Harizaj, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Ndërkaq Harizaj thotë se po punohet intensivisht që, formulari A2 të plotësohet online nga maturantët, ndryshe nga vitet e tjera. Ai shprehet se kjo redukton kohën si për autoritetet e arsimit, po ashtu dhe për të rinjtë.

"Jemi në fazën intensive të realizimit të kontratës dhe shumë shpejt mund të fillojë aplikimi për këtë kontratë, moduli online për maturën shtetërore, aplikimi online. Në të ne kemi të dhënat njëherësh dhe në kohën e duhur", vijon Harizaj për "AS". Përsa i përket përgatitjeve për sallat e provimeve, ende po diskutohet nëse do të përdoren ato në ambientet universitare, ndërkohë që numri i administratorëve mbikëqyrës këtë vit do të jetë më i madh. /Start/

                                                                                             2012-02-29 13:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›