Viti i Brishtë, 10 gjëra për 29 Shkurtin
Tiranë- Dita ‘shtesë’ e muajit shkurt, data 29, ekziston për arsye thjesht astronomike po ka nxitur gjithmonë teori që frymëzohen nga tradita.
BBC liston 10 gjërat që merren parssydh në një ditë të vetme. E cila s’do të përsëritet deri në vitin 2016.
1. Dita ekstra është e nevojsme për shkak të ‘rrëmujes’ së sistemit tonë diellore. Një rrotullim i plotë i tokës rreth diellit nuk merr një numër ekzakt nga të gjitha ditët (një rrotullim i plotë i tokës rreth boshtit të saj në fakt merr 365.2422 ditë).
2. Që prej kohës kur Julius Caesar erdhi në pushtet njerëzit vrojtuan kalendarin 355 ditor, me një muaj 22 ditorësh shtesë çdo dy vjet. Por kjo ishte një zgjidhje e ndërlikuar pasi ditët e festave po kalonin në stinë nt ndryshme. Kështu që Caesar urdhëroi astronomin e tij Sosigenes t’i thjeshtojë gjërat. Kështu ai vendoi që të kemi 365 ditë në vit me një ditë ekstra çdo katër vjet ( secili vit është teknikisht 365.242 ditë i gjatë). Kështu lindi edhe 29 Shkurti.
3. Çdo katër vjet është një vit i brishtë, si një rregull i pranuar. Por ky s’është fundi i historisë. Kështu 2000 ishte një vit i brishtë, siç ishte 1600-ta. Por 1700-ta, 1800-ta dhe 1900-ta nuk ishin. Kjo duket pak arbitrare thotë një profesor matematike Ian Stewart, por ka një arsye të mirë pas saj.
” Viti ka 365 ditë dhe një çerek shtese. Është njëlloj sikur të thuash që ndodh çdo 4 vjet. Por në fat është shumë më pak se kaq. Dilema për këtë u zgjidh nga Papa Gregory XIII dhe astronomët e tij të cilët themeluan kalendarin Gregorian në 1582, që humbiste tre ditë të brishta çdo 400 vjet. Dhe që atëherë njëzërimi s’ka sjellë një sistem tjetër ta hedhë poshtë apo ta zëvëndësojë këtë.
4. Pse është 29 Shkurti dhe jo 31 Shkurti?
‘Çdo muaj ka 30 ose 31 ditë, por Shkurti vuan nga egoja e perandorit romak Caesar Augustus’, thotë Stewart. Nën Julius Caesar Shkurti ka 30 ditë por kur erdhi Augustus u ankua se muaji i tij ‘August’ kishte vetëm 29 ditë dhe dita e paradhësit të tij Julius ‘July’ është me 31 ditë. Kështu shtoi disa ditë tek Gushti që të ngjante i barabarte me Korrikun dhe mbeti i ‘varfër’ Shkurti.
5.Tradita e gruas që propozon në vitin e brishtë i është atribuar një sërë figurash. Një nga më të dëgjuarat është ajo e St. Bridget në shekullin e 15-të. Thuhet se jao ka shprehur pakënaqësinë që gratë duhet të presin shumë gjatë që t’i propozohet martesë. ST.Patrick kështu i dha gruas një ditë të vetme që ajo të propozojë partnerin.
6. Një lutje e shkruar nga një klerike femër për njerëzit që kanë planifikuar një propozim martese për vitin e brishtë. Lutja kërkon që të bekohen çiftet e fejuara.
“Zot i dashurisë, të lutem beko N dhe N që ato të përgatiten për martesën. Beko familjet e tyre dhe të miqve gjatë kohës që ato përgatiten për këtë ditë speciale dhe në ato në vazhdim. Amen”.
7. Praktika e martesa në vitin e brishtë ka kuptime të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Në Danimarkë nuk është data 29 shkurt por 24 dita e propozimeve nga femrat, që kthehet pas në kohën e Caesar. Në Greqi martesa në vitin e brishtë quhet e pafat dhe shumë çifte e shmangin atë.
8. Shansi të kesh lidnur në ditët e 29 të Shkurtit është 1 në 1.461.
9. Kalendarët e tjerë përveç atij Gregorian kërkojnë vitet e brishta. Kalendari modern iranian është një kalendar diellor me 8 ditë shtesë të ndërfutura në 33 cikle vitesh. Kalendari indian dhe ai i Bangladeshit e kanë të ngjashëm kohën kur bie dita ‘shtesë’ me atë Gregorian.
10. Eksploruresi Christopher Colombus përdori eklipsin e hënës në 29 Shkurt 1504 në avantazhin e tij gjatë udhëtimit në përendim të Indisë. Marrëdheniet e tij me popullsinë indigjene në Jamaica u prishën dhe këto të fundit refuzuan ta ndihmojnë me ushqim. Kështu Kolombus u tha se Zoti do t’i ndëshkojë ata për mungesën e bashkëpunimit duke e bërë Hënën e kuqe. Indigjenët e quajtën një mrekulli 29 Shkurtin dhe qetësuan gjakrat.
D.B/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- PS, Klosi: Me 15 janar nis viti elektoral, teserë për anëtarët më aktivë Tiranë- Partia Socialiste ka lajmëruar se me 15 janar do...
- Berisha: Viti 90-të, viti i mrekullive Durrës- Në prag të ditës ndërkombëtare të rinisë, kryeministri Berisha...
- Viti i Ri, Kanye West kërkon 1 milionë dollarë për një koncert Yjet e muzikës jo vetëm që janë shumë të kërkuar...