Drejtori i Poltikave Shëndetësore në MSH: Kujdes nga mushkonjat Pipero: S’ka vend për panik, qytetarët të mos neglizhojnë
"Nuk ka vend për panik, megjithatë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.
Duhet të bëjnë dezinfektime kundër mushkonjave, të cilat janë përhapëset kryesore. Jemi në gadishmëri për çdo situatë", - këtë deklaratë bëri dje drejtori i Poltikave Shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero. Ai tha për gazetën se shenjat klinike të virusit përgjithësisht janë të lehta, ndonëse ato të rëndat mund të jenë vërtetë kritike. "Qyetarët duhet të marrin masa në shtëpi kundër mushkonjave, të paraqiten tek mjeku nëse kanë shenja të këtij virusi", - tha Pipero. Ai shtoi se pas zbulimit me këtë sëmundje të dy rasteve në Greqi, Ministria e Shëndetësisë është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës. Sipas tij, shfaqja e këtij virusi në Europë, përveç strukturave të shëndetësië duhet t'u tërheqë vëmendjen qytetarëve, që të jenë të kujdesshëm e të mos neglizhojnë simpotmat e para, pasi në një stad më të avancuar virusi mund të hyjë dirket në sistemin nervor, duke ndikuar në tru dhe shtyllën kurrizore. Por ka edhe raste kur virusi nuk shfaq simptoma dhe atëherë është më i rrezikshëm. "Kemi bërë një udhëzim për të gjitha drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe, që nëse në këtë periudhë dikush paraqet simptoma të dyshuara, duhet shikuar mundësia e një meningiti me origjinë virale", - shtoi Pipero. Sipas tij, nëse goditja në tru vazhdon, atëherë pacienti mund të humbë kujtesen dhe të shfaqë vështirësi në të folur. Ndërsa nëse sëmundja nuk trajtohet, atëherë ajo shkakton bllokim të frymëmarrjes, deri në gjendje kome. "Transmetimi i këtij virusi bëhet përmes mushkonjave, këtë alarm duam të sjellim në vëmendje të opinionit publik. Burim infeksioni janë zogjtë e infektuar, jo njerëzit e sëmurë, të cilët nuk përbëjnë rrezik për të tjerët", - tha Pipero.