Hysi: Referendumi s’mund të realizojë rinumërimin e votave “E drejta e informimit detyron KQZ të pajisë kërkuesit me fotokopje të materialeve”
Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, njëkohësisht nënkryetare e Grupit Parlamentar Socialist, e vlerëson kërkesën e një grupi qytetarësh drejtuar KQZ-së, si një shqetësim që duhet vlerësuar, kur një vit pas zgjedhjeve ende nuk është realizuar transparenca e tyre.
Por juristja e njohur e sheh të pamundur realizimin e referendumit për rinumërim të votave të zgjedhjeve të kaluara, pasi sipas saj qytetarët kanë të drejtë të informohen dhe të marrin fotokopjet e materialeve zgjedhore, por jo të bëjnë rinumërim të votave. Megjithatë, zonja Hysi, shprehet se duhet parë mirë qëllimi dhe objekti i kërkesës së qytetarëve për referendum, përmes të cilit kërkojnë zbardhjen e të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Juristja e njohur sheh si pengesë në këtë proces afrimin e Zgjedhjeve Vendore pranverën e ardhshme, për shkak se nëse KQZ rrëzon kërkesën e qytetarëve dhe ata i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, e cila nga ana e saj nuk ka një afat kohor për t'u shprehur. Duke shprehur qëndrimin e Partisë Socialiste për transparencën e zgjedhjeve, Hysi shprehet se komisioni hetimor parlamentar në zbatim dhe të Rezolutës së Parlamentit Europian, ku shumicën dhe drejtimin ta ketë opozita, është zgjidhja më e mirë për transparencën e zgjedhjeve të kaluara.
Zonja Hysi, si e vlerësoni kërkesën e një grupi qytetarësh që i janë drejtuar KQZ-së për referendum për rinumërimin e votave të 28 qershorit?
çdo qytetar ka të drejtë të bëjë kërkesë për referendum, por kjo kërkesë bëhet për të ndryshuar diçka në ligj. Qytetarët kanë të drejtë aksesi në dokumentacion sipas ligjit për të drejtën e informimit, por nuk di sa mund të pranohet rinumërimi i votave. Nuk di cila është pengesa për të kërkuar referendum për rinumërim të votave. Kërkesa do të vlerësohet nga KQZ dhe nëse ajo rrëzohet, i çohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim, e cila kërkon kohë. Ndërkohë, ne i afrohemi periudhës së Zgjedhjeve Vendore në pranverë. Nga pikëpamja praktike do të thoja se kërkesa për referendum vështirësohet për t'u legalizuar dhe duhet parë qartë qëllimi i kësaj kërkese, sepse mund të jepet informacioni sesa fletë votimi ka një kuti, të merret fotokopja e procesverbalit dhe të njihen me procesin. Pra, kërkuesit kanë të drejtë për informim të dokumentacionit dhe të marrin fotokopje të dokumentacionit, por jo për rinumërim të votave. Dy gjëra duhet të jenë shumë të qarta në kërkesën e tyre: cili është qëllimi i referendumit dhe cili është objekti i tij. Sepse s'mund të bësh referendum për rinumërim të votave, por bëhet për marrje mendimi për çështje mjedisore, ndryshime të ligjeve apo ndryshimeve kushtetuese. Rinumërimi s'mund të bëhet me referendum. Megjithatë, unë nuk e kam shumë të qartë kërkesën e tyre se nuk e kam parë dhe fola parimisht.
Si përfaqësuese e PS, si gjykohet kërkesa e këtij grupi qytetarësh, të cilët shprehin të njëjtin shqetësim si dhe partia juaj për transparencën e zgjedhjeve?
Këtë kërkesë unë e vlerësoj si një shqetësim që ky grup qytetarësh ka në lidhje me transparencën e zgjedhjeve. Ka kaluar një vit dhe ne ende nuk e kemi realizuar këtë transparencë. Qytetarët, duke dashur të kenë njohuri me atë që ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, sepse po shkojmë në zgjedhjet e tjera, ato Vendore, shprehin përmes saj dhe një frikë se edhe Zgjedhjet Vendore mund të vidhen si ato të 28 qershorit. Për transparencë është mirë të shfrytëzohet çdo hapësirë që ofron Kushtetuta. Unë e kam theksuar gjithnjë se procesi i rinumërimit të votave mund të bëhej edhe në Shqipëri përmes një kërkesë të një grupi gazetarësh apo medie, siç u bë dhe në SHBA. Në këtë kontekst, mua më vjen mirë që kemi qytetarë të ndërgjegjësuar, të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë hapësirat kushtetuese për të arritur këtë transparencë.
PS duhet të bëhet mbështetje e këtij grupi qytetarësh, i cili kërkon transparencë, pasi 50 mijë firma qytetarësh nuk është fort e lehtë për t'u mbledhur?
Në radhë të parë kjo është një kërkesë e qytetarëve dhe unë këtë po e dëgjoj nga ju, por si deputete e PS, unë do të këmbëngul tek kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve. Komisioni parlamentar dhe kjo nismë e qytetarëve janë dy gjëra të ndryshme, janë dy kuptime të ndryshme, pavarësisht se cilat interesa përfaqësojnë në shoqëri. Unë këmbëngul se duhet ngritur komisioni hetimor parlamentar sipas rezolutës së PE-së, ku shumicën dhe drejtimin ta ketë opozita, ndërsa nuk mund të fillojë reforma zgjedhore pa evidentuar një e nga një të gjithë problematikën e zgjedhjeve të kaluara.