E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i QKUK-së në PDK, flet me Kadri Veselin

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Nijazi Gashi, ka qenë i pranishëm në një mbledhje të brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës.

Derisa të dielën votohej për organet dhe strukturat në degën e PDK-së, në Besianë, aty është shfaqur edhe drejtori i QKUK-së, i cili është pjesë e stafit civil dhe si i tillë duhet të jetë i paanshëm politikisht.

“Unë nuk jam anëtar i PDK-së. Shkova vetëm se më thirrën disa shokë siç do të shkoja edhe tek Ramush Haradinaj apo Isa Mustafa nëse do të më ftonin”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Por, ligji për Shërbyesit Civilë, nuk e kufizon vetëm angazhimin politik por edhe animin politik. Në nenin 1 të këtij ligji, pika 3 thuhet: “. Ky ligj përcakton rregullat për menaxhimin dhe organizimin e përgjithshëm të një shërbimi civil të paanshëm politikisht, rregullat për pranimin në të, kushtet e punës, të drejtat dhe detyrimet, sjelljen personale, avancimin në karrierë, si dhe zhvillimin profesional të nëpunësve civilë”.

Ai nuk tregon kush e ka ftuar, por shihet duke folur me ish-shefin e SHIK-ut, anëtar i PDK-së, Kadri Veselin.

Në fotografitë e Indeksonline, Gashi shihet i ulur gjatë tubimit, menjëherë pas Thaçit, në radhën e dytë.

Ai ka shtuar se pavarësisht se ka marrë pjesë në këtë, nuk është i ndikueshëm.

“Askush s’mund të ndikojë tek unë. Pjesëmarrja aty nuk tregon asgjë” ka thënë Gashi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›