E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Thaçi, uron besimtarët katolikë

Kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar sot një urim Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Krishtlindjeve, përmes të cilit ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për këtë festë.

“Kjo festë madhështore e botës së krishterë është ndër ngjarjet më të rëndësishme të miliona besimtarëve anembanë botës që rrezaton besim në vlera religjioze, vlera humanitare dhe mesazh paqeje dhe harmonie midis njerëzve.

Duke përgëzuar të gjithë besimtarët e krishterë të Kosovës e më gjerë, uroj që festën e Krishtlindjeve ta kaloni në lumturi të plotë në familjet tuaja, me të dashurit tuaj, duke besuar në përmbylljen e një viti të suksesshëm në te gjithë lëmenjtë e jetës”, shkruan Thaçi, duke uruar njëkohësisht edhe të gjithë besimtarët e krishterë që punojnë në kuadër të institucioneve ndërkombëtare dhe OJQ-ve në Kosovë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›