Drejtori i RTSH-se dy muaj me mandat te skaduar
Drejtorit te Pergjithshem te Radio-Televizionit Shqiptar i ka mbaruar mandati prej dy muajsh dhe zgjedhja e pasuesit te tij pritet te jete pjese e kompromisit mes dy forcave te medha politike. Burime bejne te ditur se kandidaturat per kete post te rendesishem pritet te konsultohen nga dy forcat e medha politike ne kuader te vendosjes me konsensus te disa funksionareve te larte ne vend. Kjo pasi zgjedhja e nje perfaqesuesi te depolitizuar ne krye te RTSH-se eshte kerkuar nga PS ne nje pakete te posacme te cilen ja ka drejtuar PD-se ne kuader te nevojes per kompromis. Pas propozimit te emrave Keshilli Drejtues i RTSH-se ben perzgjedhjen e kandidaturave te paraqitura ne mbeshtetje te dokumentacionit te dorezuar verifikon dhe sakteson vertetesine e tyre dhe me votim te fshehte vendos perfshirjen e tyre ne konkurrim duke i renditur sipas rendit alfabetik te mbiemrit. Me tej votohet per listen e pranuar sipas procedures se percaktuar nga Keshilli Drejtues.
Dy kandidatet qe kane fituar numrin me te madh te votave kualifikohen per konkurrim te metejshem. Shpallet fituese ajo kandidature qe ne votimin e pare te fshehte te Keshillit Drejtues fiton dy te tretat e votave. Keshilli Drejtues shpall me vendim kandidatin fitues dhe e ben ate menjehere te njohur per publikun.